Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Arsyet pse Kosova rrezikon të humbas liberalizimin e vizave në 2018-tën

7 vjet ago
in Të Gjitha
Arsyet pse Kosova rrezikon të humbas liberalizimin e vizave në 2018-tën

Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se ngecja në cështjen e liberalizimit të vizave vjen si mungesë guximi për vendimmarrje sa i përket demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Ndërsa, njohësit e zhvillimeve në vend konsiderojnë se politika labile, e cila ndryshon qëndrimin brenda natës, është rrezik edhe për vet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe me tej mbetet një nga temat dhe çështjet më të diskutuara viteve të fundit. Premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën nga liderët politikë dhe përfaqësues të institucioneve të vendit kishin filluar të bëhen menjëherë pas pavarësimit të vendit.

Të njëjtën metodë e kishte aplikuar edhe Qeveria Haradinaj, e cila që në fillesat e saja kishte premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë në tre muajt e parë të saj, e ku me pas kishin deklaruar se kjo pritet të ndodhë në fund të këtij viti, por një gjë e tillë po vlerësohet si e pamundur, ku Kosova rrezikon të humbë trenin për liberalizimin e vizave në 2018.

Edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ditë më parë u ka bërë thirrje ligjvënëseve që ta votojnë Demarkacionin, pasi sipas saj, liberalizimi mund të shtyhet deri më 2020.

“Nëse marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk ratifikohet këto ditë, liberalizimi i vizave nuk mendohet të bëhet para 2020. Afatet janë të lidhura me agjendën e institucioneve me Brukselin”, kishte thënë ministrja Hoxha.

Lidhur me çështje të liberalizimit të vizave, nga opozita thonë se ngecja tani për tani është si mungesë guximi për vendimmarrje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa, njohësit e zhvillimeve në vend konsiderojnë se politika labile, e cila ndryshon qëndrimin brenda natës, është rrezik edhe për vet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.Image“Qeveria Haradinaj është kurthuar si merimanga në rrjetin e vet”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, në një prononcim për “Bota sot” thotë se liberalizimi i vizave kërkon cilësi dhe standard qeverisës.

Sipas Kajtazit, Qeveria Haradinaj është kurthuar si merimanga në rrjetën e vet.

“Natyrisht se liberalizimi kërkon cilësi dhe standard qeverisës, por ngecja tani për tani është si mungesë guximi për demarkim të kufirit me Malin e Zi. Kjo qeveri është kurthu si merimanga në rrjetin e vet, në kauzën që ka thur, si dhe si pasojë e adoleshencës së Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh deputetja e LDK-së.

E pyetur se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kajtazi thotë se, “…deri ta kuptojmë se pa standarde të sjelljes sonë nuk mund të dalim as edhe jashtë oborrit”.

“Deri ta kuptojmë se pa standarde të sjelljes sonë nuk mund të dalim jashtë oborrit si dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, për gazetën “Bota sot”.ImagePolitika labile

Kurse, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se politika labile sikurse në rastin e Kosovës, e cila ndryshon qëndrimin brenda natës, është rrezik edhe për vet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai thotë se në momentin që Kosova futet në BE, do bartë pas vete përgjegjësi, të cilat pastaj do duhet t’i zbatojë me përpikshmëri.

“Zhvillimet politike në vend padyshim që ndikojnë në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare, karshi iniciativës për integrim në familjen evropiane, por edhe në vet aspiratat euro-atlantike të Kosovës. Politika labile sikurse në rastin e Kosovës, e cila ndryshon qëndrimin brenda natës është rrezik edhe për vet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi që në momentin që Kosova futet në BE ajo do bartë pas vete përgjegjësi, të cilat pastaj do duhet t’i zbatojë me përpikmëri dhe brenda afateve kohore”, tha ai.

Ramadani thekson se përkundër vullnetit, Kosova fatkeqësisht ende është peng i politikës vendore, ku sipas tij kjo edhe po i pamundëson arritjen e qëllimeve afat-gjate.

“Përkundër vullnetit të madh të qeveritarëve dhe qytetarëve për liberalizim të vizave, Kosova fatkeqësisht ende është peng i politikës vendore, gjë që po i pamundëson arritjen e qëllimeve afat-gjate të partneritetit me Bashkësinë Ndërkombëtare. Deri në këtë fazë, Kosova lirshëm mund të themi që ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimin, madje pjesërisht iu është bërë e padrejtë me kritere shtesë, të cilat sadopak kanë vonuar këtë proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit”, përfundon njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani për gazetën “Bota sot”.ImageLiberalizimi në 2018 i pamundur

Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, për gazetën “Bota sot”, thotë se politikanët janë fajtorët kryesorë për mungesën e vizave.

Ai thotë se duke parë mosgatishmërinë e politikës për një gjë e tillë, liberalizimin e vizave për vitin 2018 është një çështje e pamundur që të ndodh.

“Pikërisht politikanët janë fajtorë për mungesën e vizave, të cilëve edhe nuk iu duhen vizat pasi i kanë. Ndërkohë që disa politikanë janë të lidhur me shitje të vizave, andaj nuk janë të interesuar për liberalizim të vizave. Duke parë mosgatishmërinë që të ndodh një gjë e tillë, e shoh të pamundur që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit”, tha Mehmeti.

Sipas tij, edhe nëse kalon demarkacioni këtë muaj, liberalizimi mund të ndodh në shtator të vitit të ardhshëm ose në pranverë të 2020-tës.

“Edhe nëse kalon demarkacioni këtë muaj, liberalizimi mund të ndodh në shtator të vitit të ardhshëm ose në pranverë të 2020. Në këtë sens janë qytetarët ata që po pësojnë nga një klase kriminale, e cila nuk mendon asgjë pos interesave të veta. Përfundimisht, as këtë vit qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza”, ka përfunduar Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Kërkesa e BE-së

Kujtojmë se edhe zyrtarët e BE-së kishin kërkuar së fundi që politika e Kosovës t’i qaset punës rreth plotësimit të kritereve të fundit, në mënyrë që Bashkimi Evropian më pastaj të marrë hapin tjetër, drejt heqjes së vizave, pasi që dihet se janë qytetarët e Kosovë, të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ballafaqohen me kufizimin e lëvizjes së lirë në shtetet e Bashkimit Evropian

Tags: 2018-tënarsyete vizavekosovaliberaliziminrrezikontë humbas

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shqiptari braktisi Zvicrën për dashurinë, por s’mbaron këtu…

Shqiptari braktisi Zvicrën për dashurinë, por s’mbaron këtu...

Eksod masiv në Siri, shpërngulen mbi 10 mijë persona (Video)

Eksod masiv në Siri, shpërngulen mbi 10 mijë persona (Video)

Video/Tmerr në “Camp Nou”, Chelsea u sulmua me shkopinj gome

Video/Tmerr në “Camp Nou”, Chelsea u sulmua me shkopinj gome

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë
Bota

“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë

by mirseda
16:50 | 03/09/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin...

Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator

Rama shpall qeverinë e re në 11 shtator

16:25 | 03/09/2025
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

16:15 | 03/09/2025
Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

Lavrov: Zgjidhja e krizës në Ukrainë është përparësia jonë

15:27 | 03/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com