Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin.

Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë.

Kush është Edmond Koseni?

Ai njihet si komisari i Peqinit në vitin 1997, i vetmi qytet ku nuk u shpërthyen depot e armëve.

Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin, emra të famshëm këta të botës së krimit në Shqipërinë e viteve ’97.

Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra  për më shumë se 10 vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.

Intervista për Revistën Klan

“SI KAPA KATESHIN DHE KULLËN”

Tani në Elbasan kanë harruar edhe të flasin për bandën e Kateshit, Cërrikut, Mandelën, etj., banditë nga më popullorët e qytetit, që nga fundi i ’97 e kishin për zakon të pinin kafen, nëpër kioskat rreth e rrotull komisariatit. Ndonëse Koseni e ka me qejf të tregojë për kapjen spektakolare të Kateshit në mes të Tiranës, në mes të natës, që xhelozoi jo pak shef Havarin.

“Çfarë xhelozie , s’është e vërtetë. Ishte detyra e policisë së Elbasanit ta kapte Kateshin dhe ne e kapëm. Kishim marrë informacion se ndodhej në Tiranë. Nuk i thamë kujt veç ministrit për planin e kapjes dhe u nisëm për në Tiranë në mbrëmje vonë. Informatorin e kishim peng, por të sigurtë se ndodhej në vendin ku na tha, nuk ishim derisa e kapëm. Ishim 60 policë, që e kishim marrë në sy edhe luftën me kriminelin, po pati fat e s’kishte luftë. Nga ora 21.00, kaluam në lagjen ku ndodhej, krijuam një ide, duke ardhur rrotull me një makinë civile. Mblodhëm ca informata për lagjen, për njerëzit dhe pastaj i hodhëm një sy pallatit, ku dinim se ndodhej. Kështu derisa ora vajti 3.00 pas mesnate. Në atë orë 60 policë, çuna të shkëlqyer dhe trima, që dinin se do bëhej luftë, por s’dinin me kë, sepse ishte vendosur që sekreti të qe total, rrethuan pallatin.

Një grup bashkë me mua shkoi te dera, të tjerët kishin armët në dorë, gati për çdo të papritur. E hodhën derën në tokë me leva, hekura e shkelma, e morëm Kateshin në krahë dhe e zbritëm nëpër shkallë, për ta hedhur në furgon. Nuk më kujtohen hollësitë, po e gjitha zgjati 3 minuta, asnjë minutë  më shumë.”

Koseni nuk pranon ta ketë shndërruar Kateshin në kufomë me një sy, sikundër u padit më pas, kur doli para gjyqit.

“Syrin e kishte vet të plagosur. E vërteta është që vumë dorë mbi të, por nuk më kujtohet. Di të them që ato nënat që i kanë mbuluar kokat me shami të zezë, pse ka jetuar në Elbasan një Tan Katesh, kur morën vesh që e kapëm, nuk na kanë lënë bekim pa dhënë mua dhe shokëve të mi.”

Nehat Kulla, pastaj, është një histori më vete.

“Më thanë që kaloi Elbasanin me një rresht makina, për të shkuar s’di ku. Makina me simbolet e policisë dhe perde. E mendova që do kthehej përsëri nga ajo rrugë për të shkuar në Tiranë. Kështu ndodhi. I ndaluam për t’i pyetur ç’kërkonin me simbolet tona, kur ishin veçse civilë. Pastaj iu bëmë dhe kontroll në makinë dhe iu gjetëm depo armësh brenda. Thonë se e kishte zakon të udhëtonte kështu. Epo në Elbasan nuk mund ta lejonim, ndaj i hodhëm prangat për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm të simboleve të policisë. Aty është dhe tani, në qelitë e komisariatit tonë. Kur ka për të dalë para gjykatësve, e shoqërojmë ne në Tiranë, pastaj kthehet sërish në qeli. Nuk di në ka pasur ndonjë nam si i fortë, as në ka ndonjë politikan që ta mbrojë. S’më ka rënë rasti të dëgjoj për të tilla gjëra. Për Kullën të flasë drejtësia. Unë kam detyrë ta ruaj. Në paraburgim e trajtojnë si çdo njeri tjetër që i duhet të rrijë aty ca kohë”.

Ai nuk shton ndonjë fjalë tjetër për mënyrën si i çon ditët Nehat Kulla në qelitë e Kosenit, ndonëse duhet t’ia ketë kapur veshi që kur në Elbasan dikush bën diçka që nuk shkon, i thonë: “Rri mirë se të çuam te Nehati”.

TË LIDHURA

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

14:04 | 05/01/2026
Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Next Post
Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, policia shpall në kërkim shokun e ngushtë të viktimës

Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, policia shpall në kërkim shokun e ngushtë të viktimës

Skandali në Itali në kulmin e pandemisë: Si u “zhdukën” maskat që duhet të mbërrinin në Lazio

Skandali në Itali në kulmin e pandemisë: Si u "zhdukën" maskat që duhet të mbërrinin në Lazio







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com