Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet kreu i IMT-së në Vlorë, akuzohet për shpërdorim detyre

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Arrestohet kreu i IMT-së në Vlorë, akuzohet për shpërdorim detyre

Kryeinspektori i IMT-së në Vlorë, Kledjon Ramaj është arrestuar, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Mësohet se 30-vjeçari ka prishur ndërtime në kundërshtim me ligjin.

Për këtë arsye Gjykata e Rrethi Gjyqësor Vlorë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me numër Vendimi Penal 263 datë 30.07.2017.

Më poshtë njoftimi i plotë i Prokurorisë së Vlorës:

Me kerkese te Prokurorise se Vlores, gjykata ka caktuar masen e sigurise “arrest me burg” per kryeinspektorin e Mbrojtjes se Territorit, Bashkia Vlore, Kledjon Rama, i dyshuar per “shperdorim detyre”. Masa e caktuar nga gjykata eshte zbatuar nga Policia.
 
Nga te dhenat hetimore te deritanishme rezulton se:
Prokuroria Vlorë, ka rregjistruar kryesisht procedimin penal
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 (tetëdhjetë e një ) materiale për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se në asnjë prej këtyrë rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal IMT pranë Bashkisë Vlorë. Ndërsa nga administrimi i dokumenteve pranë IMT në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 (tetëdhjetë e një rastet), për të cilat shërbimet e policisë gjyqësore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
 
Nga të dhënat e mësipërme rezulton se nga Kryeinspektori i IMT-së pranë Bashkisë Vlorë, janë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin nr. 9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”. Rezulton se është detyrë funksionale e Kryeinspektorit të IMT-së, që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje, duke marrë masat përkatëse deri në paraqitjen e kallëzimit penal. Ky detyrim ligjor buron nga nenet 3, 4 dhe 5 të ligjit nr.9780, datë 16/07/2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.
 
Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Kledjon Ramaj. Rezulton se shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ekzekutimin e këitj vendimi, duke arrestuar më datë 02/08/2017, personin nën hetim Kledjon Ramaj.
Tags: arrestohetkreu i IMTvlore

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, rekord shifra e paguar për Neymar

10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, rekord shifra e paguar për Neymar

Situata në 24 orët e fundit, shënohen 8 vatra zjarri në këto qarqe

Gjendje alarmante, shënohen 25 vatra zjarri në vetëm 24 orë

Lufta kundër kanabisit, Policia e Shtetit bashkëpunon me Policinë Italiane

Lufta kundër kanabisit, Policia e Shtetit bashkëpunon me Policinë Italiane

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com