Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s dhe miku i tij, ja çfarë iu gjeti policia

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Grabitet dyqani i telefonave, 28-vjeçari i mori me forcë lekët shitëses

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë për “armëmbajtje pa leje”. Klan News bën me dije se shtetasit e arrestuar janë Remal Rada, 39 vjeç, ish-efektiv i RENEA-s dhe Elton Hithi, 28 vjeç. Ky i fundit është më precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Të njëjtat burime shtojnë se Ramel Rada ishte larguar nga radhët e policisë para tre muajsh. Ka qenë ky person që lëvizte në Tiranë me një makinë luksoze derisa u ndalua. Uniformat blu dyshojnë se së bashku me shokun e tij, do të kryenin një vrasje.

Policia njofton zyrtarisht se në sajë të operacionit të koduar”Double strike” janë sekuestruar 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Remal Rada, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Hithi 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë kontrollit në mjetin e tyre policia gjeti një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  – R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë; – E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Tags: Elton HithiRemal Rada

TË LIDHURA

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin
Aktualitet

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

17:02 | 07/07/2025
Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar
Aktualitet

Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

16:13 | 07/07/2025
Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

16:08 | 07/07/2025
Next Post
“S’ka 1 pa 2, por s’ka as 2 pa 3”/ Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë pas shkarkimit të Ahmetajt

“S’ka 1 pa 2, por s’ka as 2 pa 3”/ Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë pas shkarkimit të Ahmetajt

Ja pse dekreti i Ilir Metës për Bajram Begajn juridikisht u bë në Shqipëri

Ngjela: Këto muaj do jenë me ngjarje dramatike, prisni dhe shikoni!

Forcat RENEA dhe “Shqiponja” zbarkojnë në Elbasan, shoqërohen në polici 30 persona

Forcat RENEA dhe “Shqiponja” zbarkojnë në Elbasan, shoqërohen në polici 30 persona

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Moti

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by mirseda
17:03 | 07/07/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti...

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

Masa dhe Gjoba për Abuzimet në Parkingjet dhe Hapësirat Publike në Shëngjin

17:02 | 07/07/2025
Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi hedh gisht mbi tiktokerin Medi Iseni

16:43 | 07/07/2025
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

16:15 | 07/07/2025
Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

Digjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga flakët, procedohet një 33-vjeçar

16:13 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com