Është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur më parë në kërkim një 54-vjeçar për trafikim të miturish dhe falsifikim të pasaportave.
Sipas informacioneve nga uniformat blu bëhet e ditur se kanë vënë në pranga Arben Veizajn, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Ai ishte dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.
“Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe ” Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal.
Veizaj iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme proçeduriale”, – thuhej në njoftimin e policisë.