Këngëtarja legjendare Aretha Franklin, është në “luftë” me jetën. Mediat rozë shkruajnë se ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se në këto ditë të vështira, pranë i ndodhen familjarët.
Aretha Franklin e njohur si “Mbretëresha e Shpirtit”, e cila ka fituar 18 herë çmimin Grammy, nuk ka dalë në publik që nga nëntori i vitit të kaluar, dhe anuloi dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti.
76-vjeçarja është urdhëruar nga mjeku i saj që të pushojë plotësisht, për të paktën dy muajt e ardhshëm.