Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Anti-informaliteti/ 66 persona procedohen penalisht, ndër ta 1 drejtor i ALUIZNI-t

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryente vepra të turpshme para dy minoreneve, policia ndalon 73-vjeçarin

Drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan është proceduar penalisht nga policia, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas njoftimit të policisë, në vijim të operacionit kundër informalitetit, janë proceduar 66 shtetas për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore.

Më konkretisht nga kontrollet e zhvilluara nga policia janë evidentuar dhe ndëshkuar:

  • 13 raste në qarkun Dibër,
  • 9 raste në qarkun Elbasan,
  • 8 raste në qarkun Durrës,
  • 7 raste në qarkun Gjirokastër,
  • 5 raste në qarkun Korçë,
  • 5 raste në qarkun Tiranë,
  • 5 raste në qarkun Lezhë,
  • 4 raste në qarkun Shkodër,
  • 3 raste në qarkun Kukës,
  • 3 raste në Qarkun Fier,
  • 2 raste në qarkun Vlorë
  • dhe 2 raste në qarkun Berat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon operacioni kundër informalitetit, krahas operacionit  që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

66 shtetas të proceduar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë  fundjavës janë ushtruar kontrolle në qindra subjekte të ndryshme në zonat urbane, kontrolle në pyje e kullota për prerje të paligjshme, në fushën e  ndërtimeve pa leje apo të tregtimit të hidrokarbureve, etj.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh dhe janë proceduar penalisht 66 shtetas për vepra penale si:  “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Ndërtimi pa leje”  dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Konkretisht:

13 raste janë evidentuar dhe ndëshkuar në  qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun  Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë,  5 raste në  qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në Qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat

Policia e Shtetit gjatë këtij operacioni  është përqendruar edhe në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin  penal të  çdo zyrtari Bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtar pa kasë fiskale, shmangien doganore në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe i kanë sjellë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Në këtë kuadër në Elbasan është proceduar Drejtori  i ALUIZNI-t në Elbasan,  për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni kundër informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Tags: 66 personadrejtor i aluiznitpoliciaprocedime penale

TË LIDHURA

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit

14:56 | 14/04/2026
VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg
Aktualitet

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Next Post
“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

Bashës nuk i del inati me Ramën: Po drejton vendin me bandat e tij, jemi në kulmin e krizës

Basha: Rama i vërsulet biznesit të vogël, mbush xhepat e të vëllait

13 tetori/ Lubonja “godet” Veliajn: Kush e voton është trutharë

13 tetori/ Lubonja “godet” Veliajn: Kush e voton është trutharë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet

Zjarr pranë banesave në Pus Mezin të Vlorës, digjen mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikësit

by mirseda
14:56 | 14/04/2026
0

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Pusmezit, ku disa mbeturinave u është vënë flaka në...

Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael

Hezbollahu distancohet nga negociatat: S’i përmbahet marrëveshjeve Liban-Izrael

14:48 | 14/04/2026
Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

14:45 | 14/04/2026
VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com