Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Anketimi alarmant/Mjekët: Qeveria na përbuz, na shkel me këmbë. Do arratisemi jashtë vendit!

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Anketimi alarmant/Mjekët: Qeveria na përbuz, na shkel me këmbë. Do arratisemi jashtë vendit!

Numri i mjekëve që kanë kërkuar të largohen jashtë vendit 4 vitet e fundit është 3-fishuar.  Ndjeshmëria që ka kjo temë, u bë shkak që redaksia e “Pro Pacientit” të publikonte një anketim të thjeshtë. Pyetjet e së cilës lidheshin pikërisht me arsyet e largimit të mjekëve jashtë vendit.

Rezultatet e anketimit, u tha që do të botoheshin bashkë me një analizë të ekspertëve të fushës së shëndetësisë. Por, ajo që u vu re ishte se mjekët jo vetëm që nuk janë treguar të kursyer me përgjigjet, por përkundrazi kanë shtjelluar arsyet duke bërë kështu që të vlerësonim si të paarsyeshëm ndërhyrjen e ekspertëve të shëndetësisë.

Anketimi ka patur 168 përgjigje, dhe sipas të dhënave të mbledhura, rezulton se pjesa më e madhe e mjekëve që janë përgjigjur, ushtrojnë profesionin në institucionet shëndetësore në Tiranë.

Materiali me përgjigjet e mjekëve po botohet bruto, duke mos ndërhyrë në intepretimin e përgjigjeve.

 A janë të motivuar mjekët në Shqipëri?

89.3% – aspak të motivuar

8.3% – disi të motivuar

2.4% -shumë të motivuar

Sa të kënaqur jeni me pagat që merrni?

87.5% – aspak të kënaqur

9.5 % -disi të kënaqur

2.4% -shumë të kënaqur

0.6% -mjeku nuk shpërblehet për punën që bën (përgjigje e shtuar nga vetë mjekët)

A mendoni se pagat e ulëta janë arsyeja kryesore përse po largohen mjekët nga Shqipëria?

66.1% -po

12.5%- Jo

Përgjigje të shtuara :

-përveç pagave edhe organizimi i dobët i sistemit shëndetësor

-pagat e ulta dhe kushtet e këqija të punës

-pagat dhe siguria në punë, imazhi i keq i mjekëve i ushqyer nga media

-mungesa e mjeteve dhe motivimit

-pagat dhe trajtimi

-pagat dhe presioni

-kushtet e këqia në punë

-standarti , siguria në punë

-kushtet dhe paga

-përbuzja dhe mosvlerësimi

-arsyet e largimit të mjekëve janë pagat e ulta dhe kushtet e punës

-pagat, kushtet dhe siguria , jetesa

-mungesa e vlerësimit

-paga, por më e rëndësishmja , kushtet në të cilat punojmë

-mungesa e sigurisë në punë, kushtet jo të mira, mungesa e ngritjes në karrierë

-shihemi si armiq

– mungesën e kushteve për të ushtruar siç duhet profesionin dhe mungesa e meritokracisë në çdo institucion

-kushtet e punës

-përvec pagave skandaloze kemi dhe mosrespektim të figurës sonë  nga qeveritarët e le pastaj nga populli i thjeshtë; mungesë totale e kushteve të punës dhe për në shërbimin parësor gjoba të pajustifikueshme për shkak të një sistemi shumë të gabuar rimbursimesh

-të pambrojtur nga ligji dhe urdhri i mjekut

-mungesa e besimit te mjekët dhe faturimi i të gjitha dështimeve të sistemit të tyre; mungesa e vlerësimit

 

Nëse do t’ju jepej mundësia, a do të punonit jashtë?

95.2% – po

3%-  jo

0.6%-  Nuk është çështje mundësie, por guximi për të nisur nga e para në vendin që do të shkosh

(Përgjigje të shtuara)

-tashmë jemi familjarë dhe nuk është vetëm vendim personal

-dua të jem e vlerësuar këtu

A ndiheni të pambrojtur në punën tuaj?

79.8% -shumë të pambrojtur

19% -disi të pambrojtur

1.2 %- të mbrojtur

A keni menduar të përfitoni nga sistemi i bonusit për të punuar në spitalet rajonale?

70.2%- jo

23.2%- po

(Përgjigje të shtuara)

-nuk jam mjeke specialiste por mjeke familje

-nëse do të përfitoja, pse jo

-nuk jam mjek specialist

-punoja në sptial rajonal, por kushte shumë të këqia s’munda ti përballoja

-ta marrin bonusin ata që punojnë e shërbejnë jo vetëm ata që vijnë nga Tirana

-është mashtrim

-jo të gjithë specialistëve iu ofrohet bonusi

-ky bonus nuk ofrohet për të gjithë specialitetet

-ndonjëherë

-ndoshta

A mendoni që profesioni i mjekut në 5 vitet e ardhshme do të jetë më i vlerësuar?

81% -jo

11.3%- po

1.2% -ndoshta

(Përgjigje të shtuara)

1.2% -shpresoj

-nuk shoh asnjë përpjekje reale

-ndoshta

-duhen bërë politika të tilla që figura e mjekut të fitojë sërish respektin në popull

-të shohim

-jo, jemi të kultivuar me një kulturë materialiste deri në qelizë, kjo sepse fillojn që tek shkolla e marrë me pagesë. Si vlerësohet një profesion i blerë?

-të shpresojmë

 

Brain Drain ose ndryshe largimi i trurit përcaktohet si migrimi i personelit shëndetësor në kërkim të standardit më të mirë të jetesës dhe cilësisë së jetës, paga më të larta, qasje në teknologji të përparuar dhe kushte politike, ekonomike më të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e migracionit lind si rrjedhojë e zhvillimit të vendeve të zhvilluara, ky është një shqetësim gjithnjë në rritje për shkak të ndikimit të tij në sistemin shëndetësor në vendet në zhvillim, pasi këto vende kanë investuar në edukimin dhe trajnimin e profesionistëve të rinj shëndetësorë, e kjo me kalimin e kohës do të përkthehet në humbje të resurseve të konsiderueshme.

Nga pikëpamja ekonomike, ikja e trurit ndikon ndjeshëm në vendet në zhvillim, këto vende kanë shpenzuar kohë dhe para duke edukuar personelin e kujdesit shëndetësor që më pas ka emigruar. Ndërsa disa janë kthyer në atdhe, shumica kanë qëndruar jashtë vendit dhe janë pasuar nga familjet e tyre. Dr. Barker i Komisionit Ekonomik të Afrikës së OKB-së ka paralajmëruar se në 25 vitet e  ardhshme Afrika do të jetë e zbrazur nga truri (Tebeje, 2015). Komenti i tij tregon alarmin në rritje mbi fluturimin e kapitalit njerëzor.

Është koha për të kuptuar dhe pranuar që lëvizshmëria e profesionistëve shëndetësor është pjesë e jetës së shekullit 21. Vendet duhet të pranojnë se konkurrojnë me institucionet më të mira në botë për një fuqi punëtore sa më cilësore./Pro Pacientit

Tags: alarmantAnketimiarratisemijashtëmjeketpërbuzQeveriavendit

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Deputeti i PS-së Alket Hyseni, nga doganier në miliarder

Deputeti i PS-së Alket Hyseni, nga doganier në miliarder

Marku nga Korça: Të goditen grupet kriminale që shkelin ligjin

Marku nga Korça: Të goditen grupet kriminale që shkelin ligjin

Europa bën bashkë PD-PS, kërkohet datë për hapjen e negociatave me BE

Europa bën bashkë PD-PS, kërkohet datë për hapjen e negociatave me BE

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com