Dy peshkatarë të mbetur në det të hapur janë shpëtuar nga anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.
Dy peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Më tej thuhet se dy peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.