Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Angli/Trafikohen dhe përdhunohen, fëmijëve shqiptarë nuk u “ndahet shpirti” nga tutorët

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Angli/Trafikohen dhe përdhunohen, fëmijëve shqiptarë nuk u “ndahet shpirti” nga tutorët

Fëmijët shqiptarë të cilët paraqiten si azilkërkues në Britani, janë të rrezikuar nga përndjekja, trafikimi, dhe skllavërimi nga grupet kriminale. Jeta e tyre është në rrezik, dhe autoritetet atje po ndërmarrin nisma të ndryshme sociale për tu ardhur në ndihmë, shkruan eastlondonlines.co.uk.

Zakonisht ata janë të mitur dhe më i madhi prej tyre mund të jetë 18-vjeç. Por, të gjendu përballë varfërisë dhe mungesës së mbështetjes ata bien pre e grupeve kriminele. Sipas raporteve të ndryshme, rezulton se fëmijët e trafikuar edhe pse mund të shpëtohen për pak kohë nga autoritetet angleze prej bandave kriminale nga bandat kriminale, vjen një pikë që ata mund të rikthehen sërish pranë tyre. Kjo ka bërë që në Britani të ngrihet një qendër e re e specializuar që të njohur  kulturën e fëmijëve shqiptarë, për t’i shpëtua ata nga dhuna dhe trafikimi.

Artikulli:

Fëmijët shqiptarë dhe vietnamezë që ikin nga përndjekja dhe varfëria janë të rrezikuar nga trafikimi dhe skllavëria modernë në zonën e  Croydon në Britani.

Tani, një projekt i ri i nisur nga Këshilli Croydon dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin do të përqendrohet në mbështetjen fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar, që vijnë nga Shqipëria dhe Vietnami, të cilët janë të ekspozuar nga trafikimi.

Hulumtimet nga organizatat bamirëse “Ecpat UK”  dhe “Missing People”, zbuluan se nga 31 fëmijët e identifikuar si viktima të trafikimit në Croydon nga shtatori 2014-2015, 20 % e tyre u zhdukën nga shtëpitë e strehimit. Besohet se shumë nga këta fëmijë janë marrë përsëri nga trafikantët e tyre të mëparshëm. Por, besohet se një pjesë prej tyre rikthehen me dëshirë parë “tutorëve”.

Fëmijët nga Shqipëria dhe Vietnami janë në rrezik më të madh për t’u zhdukur dhe për t’u trafikuar, pasi ato zakonisht janë të lidhur me banda kriminale të organizuara që veprojnë në të gjithë vendin.

Projekti i ri i këshillit ofron trajnime të specializuara për kujdestarët që kujdesen për këta fëmijë. Një sërë trajnimesh synojnë të rrisin besimin dhe kapacitetin e kujdestarëve për të ndihmuar fëmijët viktima të trafikimit dhe të përfshijnë informacion specifik kulturor mbi Shqipërinë dhe Vietnamin. Një platformë online është krijuar për kujdestarët për të pasur qasje në të gjitha informacionet dhe burimet e projektit.

Mbështetje shtesë ofrohen për vetë fëmijët për të përmirësuar të kuptuarit e tyre të kujdesit dhe rreziqet që u kanosën nëse largohen nga qendra e kujdesit.

Skllavëria moderne dhe trafikimi në Croydon mund të përfshijnë shfrytëzimin seksual, robërinë shtëpiake dhe punën e detyruar, siç është puna në fermat e kanabisit. “Hetsia”, një organizatë bamirëse që mbështet viktimat e skllavërisë moderne në Londër, regjistroi 61 raste të skllavërisë moderne në Croydon vitin e kaluar me numrin më të madh të çdo bashkie në Londër.

Një numër i konsiderueshëm i azilkërkuesve fëmijëve të pashoqëruar janë viktima të trafikimit dhe skllavërisë moderne ose janë në rrezik. Croydon është shtëpia e 390 azilkërkuesve të pashoqëruar, me një numër më të lartë se çdo këshill tjetër përveç Kentit, sepse është vendndodhja e njësisë së vetme të shqyrtimit të azilit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga kujdestarët që mori pjesë në programin e trajnimit, emrin e të cilit nuk mund ta bëjmë publik për arsye sigurie u shpreh: “Tani jam i vetëdijshëm për treguesit e mundshëm të trafikimit të fëmijëve dhe të ndjeshmërisë ndaj kuptimit të sjelljes së të rinjve. Ndjej se tani nuk do jem o frikësuar të kujdesem për një fëmijë të trafikuar “.

Duke folur për stigmatizimin kundër azilkërkuesve të vegjël që më i madhi mund të jetë18 vjeç,  tha: “Unë u ktheva në shtëpi pas trajnimit dhe studioja figurën e nipit, ai tani është 15 vjeç, por ai mund të duket më i madh në moshë për një person që nuk e njeh. Pra, me të vërtetë nuk mund të mbështetemi në paraqitjet kur vlerësojmë moshën”.

Programi filloi muajin e kaluar, ku 52 kujdestarë kanë marrë pjesë në trajnimet, i cili do të zgjasë deri në shtator 2018.

Oretha Wofford, udhëheqëse kundër trafikimit të fëmijëve për Këshillin Croydon, tha: “Ne jemi të përkushtuar për të zvogëluar rrezikun e fëmijëve të trafikuar, dhe kujdesi nuk do të mungojë nga qendra e kujdesit në Croydon që do të bashkëpunojë me IOM-in për këtë iniciativë”.

“Ky projekt do të na ndihmojë të japim përkrahje të përshtatshme, të fuqishme dhe kulturore të ndjeshme për kujdestarët që kujdesen për fëmijët që i kanë mbijetuar trafikimit”.

 

Bharti Patel, Kryeshefi Ekzekutiv i ECPAT UK, një OJQ që punon për të mbrojtur fëmijët nga trafikimi, e mirëpriti nismën e re të Këshillit.

“Fëmijët e trafikuar dhe që kërkojnë azil janë disa nga fëmijët më të prekshëm në Britani të Madhe dhe kanë nevojë për nivele intensive të ndihmës specialistike për t’i ndihmuar ata të rimarrin dhe të rindërtojnë jetën e tyre”, tha ajo.

“Të rinjtë që ne mbështesim kanë identifikuar nevojën për kujdestarët e ditur dhe mbështetjen e avokatëve ose kujdestarëve me të cilët ata mund të ndërtojnë marrëdhënie të besimit si një nga prioritetet kyçe për parandalimin e episodeve të humbur”.

Patel i kërkoi qeverisë të mbështesë më shumë nisma si projekti i ri i Këshillit Croydon:

“Qeveria qendrore duhet të mbështesë autoritetet lokale duke u ofruar atyre burime të mjaftueshme. Qeveria duhet të ngrejë urgjentisht programin e tyre të Avokatëve të Mbrojtjes të Fëmijëve të Pavarur për të gjithë fëmijët e trafikuar dhe të pashoqëruar “, tha ajo. TIRANA TODAY

Tags: anglifemijevepërdhunohenshqiptareTrafikohentutorët

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Trend i frikshëm/Maqedonia e para për dhunë në Bashkimin Evropian

Trend i frikshëm/Maqedonia e para për dhunë në Bashkimin Evropian

U “përplas” me Ramën, jep dorëheqjen deputeti i PDIU-së

U “përplas” me Ramën, jep dorëheqjen deputeti i PDIU-së

Shqiptarët s’kanë besim tek bankat, tërheqin 200 mln euro në 10 muaj

Shqiptarët s’kanë besim tek bankat, tërheqin 200 mln euro në 10 muaj

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com