Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Angela Merkel, menaxhuesja e suksesshme e krizave

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Angela Merkel, menaxhuesja e suksesshme e krizave

Merkel mbajti konferencën tradicionale të verës, të fundit për të si kancelare. Vetia e Merkelit: Në kriza ajo tregohet e patundur, shkruan Katharina Kroll.

Jo sallë e tejmbushur, asnjë lloj trazire e të qeshura, pak kamera.

Rregullat e distancës respektohen me rreptësi, shumë pyetje vijnë nga hapësira virtuale. Kjo konferencë shtypi që mbahet tradicionalisht si çdo verë është ndryshe nga të tjerat.

Vetëm një person vepron me rutinë, si gjithmonë. Angela Merkel. E fokusuar dhe faktike ajo prezanton strategjinë e saj të veprimit. Dhe rrezaton qetësi e siguri, e kundërta e të papriturave që sjell me vete pandemia.

Tre mesazhe të kancelares

Konferenca e shtypit është për kancelaren skena, që asaj i duhet për të bindur qytetarët në krizën e Coronës. Tre mesazhe të qarta ka Merkel me vete: Fëmijët nuk duhet të bëhen humbësit e krizës, ekonomia duhet të vazhdojë të prodhojë dhe shoqëria duhet të ruajë unitetin. Këto janë temat, që i preokupojnë qytetarët në këto momente.

Si një studiuese shkencash e shoqëron Angela Merkel vendin përgjatë pandemisë, e këtë me vetëbesim të dukshëm. Kuptohet, se rifitimi i popullaritetit e ka forcuar Merkelin.

Vlerat në sondazhe janë sërish në nivele rekord. Si menaxhere e krizave ajo ka fituar pikë. “Çdo ditë vlen”, tha Merkel. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë e do t’i çojë shumë gjëra përpara në vitin e saj të fundit qeverisës. Por realiteti është ndryshe: Temat kardinale të së ardhmes si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, që ishin me rëndësi që para krizës së Coronës, nuk janë më në qendër.

Impulse të reja nuk ka, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigjet e sigurtë dhe me detaje.

Të qëndrojmë në dialog

Edhe në politikën e jashtme, presidentja e presidencës së BE, Merkel i qëndron strategjisë së njohur: ruajtja e dialogut. Me partnerin e vështirë, Rusinë, kinezët e plotfuqishëm, dhe manipuluesin e zgjedhjeve në Bjellorusi.

Përpjekja për të ruajtur të gjitha kanalet e bisedimeve, edhe pse qëndrimet mund të jenë shumë larg. Aty shfaqet Angela Merkeli e parehatshme, që këmbëngul në zgjidhje dhe kërkon përgjigje, që shpesh edhe nuk i merr.

Në fund mbetet përshtypja: Kancelarja di të menaxhojë kriza, por Corona mbetet një superkrizë. E atë që nuk do arrijë ta zgjidhë dot kjo qeveri, mbetet si detyrë për qeverinë e ardhshme federale gjermane. /DW

Tags: dialogkrizaMerkel

TË LIDHURA

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën
Bota

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

20:22 | 01/10/2025
Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën
Bota

Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

19:47 | 01/10/2025
Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth
Bota

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth

19:05 | 01/10/2025
Next Post
Ç’duhet të dini për motin, nëse keni rezervuar pushime në shtator

Ç'duhet të dini për motin, nëse keni rezervuar pushime në shtator

Osmani: Të zhdukurit, plaga më e madhe e shtetit tonë

Osmani: Të zhdukurit, plaga më e madhe e shtetit tonë

Protesta kundër racizmit në Kenosha, Trump planifikon vizitë

Protesta kundër racizmit në Kenosha, Trump planifikon vizitë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

by mirseda
20:52 | 01/10/2025
0

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas...

Serbi-Shqipëri shpallet “ndeshje me rrezik të lartë për sigurinë” nga serbët, përmendet edhe ndeshja e vitit 2014

Serbi-Shqipëri shpallet “ndeshje me rrezik të lartë për sigurinë” nga serbët, përmendet edhe ndeshja e vitit 2014

20:31 | 01/10/2025
Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

20:22 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025
Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

Netanyahu qetëson ujërat në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

19:47 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com