pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahisteosbetcashwintambet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbettambetholiganbetbetistcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazargrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Analizë/Ja si Juventusi po “vret” futbollin në Itali

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Juventusi ka arritur një rekord në kampionatin italian, pasi ka siguruar titullin e shtatë radhazi dhe në të katërtin vit fiton dy trofetë më të rëndësishëm. Kur kanë kaluar vetëm pak orë dhe festa në kampin bardhezi mund të jetë duke vazhduar, La Repubblica i ka dedikuar një analizë të gjatë hegjemonisë bardhezi në futbollin italian.

Analiza e plotë e La Repubblica:

“Kur kanë kaluar vetëm pak çaste, pasi përfundoi festa e titullit të shtatë të Juventusit, futbolli italian duhet të reflektojë thellë mbi kuptimin e kësaj hegjemonie të paparë, tipike vetëm e sistemeve të pazhvilluara. Kjo sepse nuk janë fitoret në seri të një skuadre ato që gjenerojnë më shumë interes rreth një kompeticioni, qoftë ky ekonomik apo sentimental, ndaj një komunitet i bashkuar duhet të merret me këtë çështje herët apo vonë. Përpara se të merremi me Tagliaventon tani apo Cecharinin më parë, apo të diskutojmë për kartonët e kuq të munguar për Pjaniç dhe Ruganin, mungesën e VAR-it ndaj Benatia, apo duart e Bernardeschit në ndeshjen ndaj Cagliarit, fillimisht duhet analizuar sistemi dhe mënyra e funksionimit të tij në futbollin italian. Kush dëshiron të rivalizojë Juventusin, duhet të pyesë se si është e mundur që ‘notojnë në të njëjtin det me bardhezinjtë dhe janë të fundit në zinxhirin ushqimor, si plankton’.

Aktualisht Seria A ka një nevojë urgjente që aktorët e futbolli italian të ulen dhe të marrin masat për një ribalancim të forcave, me një vetëdije për rëndësinë dhe dinjitetin e çdo elementi të vetëm të piramidës. Mosbalancimi në ndarjen e të drejtave televizive shikohet si një nga shkaqet që ka çuar futbollin italian në këtë pikë, ku nga viti në vit zbehet interesi. Dikur në Itali luhej një tjetër futboll dhe mjafton të kujtosh që nga viti 1969 deri në vitin 1991, 23 kampionate u fituan nga 11 skuadra të ndryshme, 5 prej të cilave fitonin titullin për herë të parë dhe 6 nuk e fituan asnjëherë më pas. Ndryshe nga atëherë, në 23 vitet e fundit, 21 tituj kanë shkuar për vetëm 3 skuadra dhe dominimi 7-vjeçar i Juventusit është një sublimim i kësaj situate ‘shumë italiane’.

Dominimi i Realit dhe Barcelonës në Spanjë nuk e ka penguar zhvillimin e një grupi skuadrash të mesme, të cilat nuk ngurrojnë të shprehin orekset e tyre as në Europë, ndërsa krejt e kundërta ndodh në Itali. Këtu borgjezia e futbollit ka pranuar humbjen e konkurrencës, në këmbim të mirëqenies dhe garancisë ekonomike dhe për këtë mjafton ilustrimi me një shembull. Zico në kushtet e sotme nuk do të blihej kurrë nga Udinese, por duhet theksuar se klubi friulian ka një konfidencë shumë të lartë me paratë në ditët e sotme, sesa në periudhën kur solli në Serinë A brazilianin. Sot 2-3-at e klubeve të Serisë A marrin paratë e të drejtave televizive dhe nuk i ri-investojnë, por gjejnë edhe disa bashkëpunëtorë për të siguruar vijimësinë. Edhe kur pikasin ndonjë talent te të rinjtë, e ‘djegin’ për 15 minuta, pasi nuk guxojnë t’i besojnë një projekt, apo ta aktivizojnë gjatë në fushë, për të mos rrezikuar këtë fitim të sigurt.

Juventusi është ekipi në qendër të këtij sistemi dhe në mungesë të skuadrave të Milanos, mund ta administrojë I vetëm atë. Në vend që bardhezinjtë të bëhen lokomotiva e një lëvizjeje për rritjen e konkurrencës dhe interesit për Serinë A, ka zgjedhur të kundërtën, duke preferuar të vetë-përjashtohet. Juventusi po ushtron më së miri pozitën e dominuesit, duke përdorur një rrjet prej më tepër se 41 lojtarësh në huazim, një ndikim në rritje te agjentët e futbollistëve dhe Drejtorët Sportivë të skuadrave, si dhe një ‘tufe analistësh’ ish futbollistë, të cilët ndikojnë opinionin duke folur nëpër studiot televizive. Natyrisht që nuk mund të presësh që Juventusi të ofrojë e vetme një zgjidhje për këtë situatë, por skuadrat e tjera në Itali duhet të kuptojnë se ‘interesat e lepurit, nuk mbrohen nga gjahtari’.

Edhe vetë Juventusit nuk duhet t’i interesojë ky sistem, pasi nuk mund të pretendosh të fitosh gjithmonë dhe të të dashurojnë të tjerët. Nga ana tjetër, nuk mund të kalosh gjithë jetën në atë kështjellën tënde, duke u mbrojtur nga akuzat për ndikim në rezultate, apo duke pritur që në një moment apo në një tjetër, do të të vijë një ndihmë nga faktorë të jashtëm. Në bisedën mes Allegrit dhe Tagliaventos nuk është se vihet re ndonjë gjë që implikon bardhezinjtë, por sigurisht që një sjellje më indiferente do të ishte më mirë se një ‘Ciao Taglia’. Afërsia e tillë nuk është e përshtatshme, nuk është vetëm një çështje e shurdhër e formës, por e transparencës.

Vetëm 12 vite më parë, klasa e arbitrimit në Itali kaloi një nga skandalet më të mëdha në botë dhe Nicchi (dizenjatori i arbitrave) duhet t’ua kujtojë shpesh të tijve se Juventusi është shoqëria që ka nevojë për sa më pak njolla në historinë e saj, sepse u njollos boll në atë histori.

Tags: AnalizefutbollinitaliJuventusivret

TË LIDHURA

Sport

Shënon Meksika, shijoni golin e parë të Botërorit

21:44 | 11/06/2026
Sport

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026
Sport

Botërori 2026/ Meksikë-Afrikë e Jugut, ndeshja hapëse e kompeticionit

19:01 | 11/06/2026
Next Post

Zbulohet mënyra si ra në duart e PD-së audio-përgjimi ndaj Xhafajt

Shtypi nga bota, 15 maj 2018

Shtypi i ditës, 15 maj 2018







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com