Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/Tanja Fajon kërkon tu japë lirinë të gjithë shqiptarëve

7 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/Tanja Fajon kërkon tu japë lirinë të gjithë shqiptarëve

Tanja Fajon është një emër që shqiptarët nuk do ta harrojnë lehtë. Të gjithë e mbajnë mend kontributin e saj për liberalizimin e vizave për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Tashmë është radha shqiptarëve të Kosovës që të përfitojnë liberalizimin e vizave.

Pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova i ka plotësuar të gjitha kruteret që ka kërkuar Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

“Deklarata është pozitive dhe në drejtimin e duhur. Sa i përket datës ajo është në duart e institucioneve të BE-së, por ne shpresojmë se dinamika e përcjellë është pozitive. Më me rëndësi se kujt i shkojnë meritat është që fundi i vitit t’i gjejë qytetarët e Kosovës me mundësitë e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane”, pohon zëvendësministri Anton Berisha.

Janë përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave, sipas raportueses për Kosovën, Tanja Fajon.

Këto deklarata Fajon i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Patëm një takim me zëvendësministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë të situatën në Kosovë. Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka deklaruar Fajon.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare e konsiderojnë pozitive deklaratën e Fajon, gjersa shtojnë se liberalizimi i vizave nuk mund të funksionalizohet gjatë vitit 2018.ImageBerisha: Data në duart e BE-së

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se është pozitive dhe në drejtim të duhur, kjo deklaratë e raportueses Tanja Fajon.

Data e liberalizimit të vizave, sipas Berishës, mbetet në duart e institucioneve të BE-së, gjersa shton se meritat për këtë nuk kanë rëndësi.

“Deklarata është pozitive dhe në drejtimin e duhur. Sa i përket datës ajo është në duart e institucioneve të BE-së, por ne shpresojmë se dinamika e përcjellë është pozitive. Më me rëndësi se kujt i shkojnë meritat është që fundi i vitit t’i gjejë qytetarët e Kosovës me mundësitë e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane”, pohon Berisha.

Pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, kriter tjetër për liberalizim të vizave është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zyrtarë të Qeverisë, kishin deklaruar se është duke u dëshmuar se Kosova ka rezultate konkrete që tregojnë për luftimin e korrupsionit. Kurse, politologu Mentor Tahiri, thotë se duhet vlerësim adekuat nga autoritetet përkatëse të BE-së për këtë.ImageTahiri: Dinamika e deritashme nuk është premtuese

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, sipas Tahirit, varet nga dy aspekte, ndërsa ai shton se dinamika e deritanishme nuk është shumë premtuese, se liberalizimi mund të funksionalizohet gjatë vitit 2018.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës aktualisht varet nga dy aspekte. I pari është një vlerësim adekuat nga autoritetet përkatëse të BE-së se Kosova ka përmbushur kritere të nevojshme drejt luftimi të korrupsionit dhe krimit. Megjithatë nuk duhet nënvlerësuar as aspektin e dytë, e që janë çështje procedurale të cilat dinë të pësojnë edhe nga vonesa burokratike në vendimmarrje. Gjithsesi, institucionet e Kosovës duhet të kuptojnë se ato janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe performanca e tyre analizohet me mjaft kujdes nga BE. Dinamika e deritanishme nuk është shumë premtuese, sa i përket liberalizimit të vizave diçka e tillë nuk do të mund të funksionalizohet gjatë vitit 2018”, thekson Tahiri.

Në fund të muajit prill, në Kosovë kishte qëndruar një delegacion i Bashkimit Evropian, me ç’rast kanë marrë të dhëna rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ata kanë mbledhur të dhëna nga institucionet e Kosovës lidhur me atë se sa është punuar në përmbushjen e kriterit të fundit për heqjen e vizave.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Albinot Maloku, shprehet se BE-ja nuk ka qenë edhe më rigoroze ose po aq rigoroze sa ka mundur të jetë për çështje tjera, edhe në çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsioni.ImageMaloku: Ende nuk kemi konkretizim të kësaj luftë kundër korrupsionit

Maloku thotë se deklarimet e Fajon janë inkurajuese, por duhet të merren me rezervë që liberalizimi mund të ndodh së shpejti.

 “Deklarimet e Raportueses Tanja Fajon janë mjaft inkurajuese, mirëpo në lidhje momentin se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave, kjo ende mbetet për t’u marrë me rezervë që mund të ndodh shpejt. Bashkimi Evropian në raport me Kosovën deri më tani nuk ka pasur asnjë konkretizim, veç kushteve nga më të ndryshmet. Gjithsesi lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar paraqet kushtin më të mirë që ka mundur ta ketë Kosova nga BE, por fatkeqësisht BE nuk ka qenë edhe më rigoroze ose po aq rigoroze sa ka mundur të jetë për çështje tjera. Ende nuk kemi konkretizim të kësaj luftë kundër korrupsionit, për të cilën flitet aq shumë”, nënvizon Maloku.

Shtetasit e Kosovës janë të vetmit që ende kanë nevojë për viza për lëvizjen në zonën Shengen.

Në vitin 2016,  Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë në zonën e Shengenit, shkruan Botasot.

Nga ajo kohë, Kosova i kishte dy kritere për t’i përmbushur: atë të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që tashmë ka përfunduar dhe kriterin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tags: analizaFajonkerkonlirinëshqiptarëveTanjate gjithetu japë

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
“Saimir Tahiri më ofroi 20 mijë euro që të heshtja për avionët e drogës”

“Saimir Tahiri më ofroi 20 mijë euro që të heshtja për avionët e drogës”

Italia nis hetimet për ti “prerë kokën” agjentit që po zhvat klubet

Italia nis hetimet për ti “prerë kokën” agjentit që po zhvat klubet

Neymar tek Reali? Messit i futen të dridhurat: Ja çfarë thotë

Neymar tek Reali? Messit i futen të dridhurat: Ja çfarë thotë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com