Bota e Atlantikut nën drejtimin e SHBA-ve, madje edhe prej një rrënimi kaotik, po punon të grumbullojë fuqi që shtrihet nga Koreja e Veriut në Veriun e Sirisë, nga Venezuela në Pakistan, nga Afganistani dhe Ukraina në Jemen dhe Libi.
Nëse e themi me terminologjinë ‘rejapanized’ të Francezit me origjinë ruse Alexandre Kojeve, po kalojmë nga një proces që po riorganizon sistemin global. Parimet ideologjike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore të SHBA dhe BE-së po e ndjejnë erozionin si një e tërë.
Kombet Perëndimore, lërini pastaj popujt e tjerë në botë, po e humbasin besimin që kanë tek vlerat liberale dhe kapitaliste. Për shkak se iluzioni ‘promesse de bonheur’ që quhet ‘premtimi lumturisë’ ose nëse e themi në gjuhën popullore ‘ëndrra amerikane’ të cilën Perëndimi e hodhi në qarkullim, tashmë e ka plotësuar jetëgjatësinë e saj.
Madje disa analist janë të mendimit se Atlantiku ka hyrë në procesin e rënies si Roma.
Colin Dueck nga Universiteti George Mason, në librin e tij me titull ‘Strategjia Aktuale Grand Amerikane’ për një SHBA që nuk i përshtatet rendit të saj botëror thotë “Në Azi mbushëm thesin dhe në Lindjen e Mesme u zhytëm në batak.”
Profesor Bary Posen sinjalizon: SHBA-në, e cila s’mund të kufizoj dëshirat botërore në Një Mbështetje Të Re Për Strategjin Grand Amerikane, e presin ditë edhe më të vështira.
Kurse Daniel P. Bolger, nga gjeneralët që ndodhen në Irak dhe Afganistan, në kujtimet e tij të titulluara ‘Why We Lost/Përse Humbëm’ cek pikën më djegëse: “Humbëm, sepse nuk e njihnim fare armikun tonë.”
Dhe më interesanti, Sekretari i tanishëm i Mbrojtjes James Mattis me nofkën ‘qeni tërbuar’.
Ish-komandanti i CENTCOM Gjeneral Mattis, gjendjen e vështirë të bllokut nën udhëheqjen e SHBA-ve, e përshkruan si ‘strategic atrophy’ që do të thotë atrofizim ose shuarje strategjike.
Ky ishte peisazhi i jashtëm. Kurse i brendshmi përkufizohet me fjalën e moderatorit të Davos, David Ignatius, i cili thotë se luftërat e bandave të armatosura dhe dallga neo-fashiste në rritje kanë marrë peng politikën në Washington.
Për këtë arsye tek të gjithë mbizotëron mendimi ‘çfarëdo që të bëjë Presidenti i SHBA-ve Trump, të cilit me krizën e Kores së Veriut popullariteti i është rritur me 45 për qind, tani për tani duket shumë i vështirë shpëtimi nga zinxhirët e burokracisë oligarkike’.
Por, çfarë duhet të thosha SHBA kur në një periudhë të tillë vështirësie tenton të rrethoj Turqinë me organizatën terroriste YPG në Veri të Sirisë?
Ose trembja e Kinës nëpërmjet Kores së Veriut.
Këto dy sulme do t’i plasin në dorë, njëjtë si kriza e Ukrainës të cilën e përdori kundër Rusisë.
Gazeta SABAH/Bercan Tutar