Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

ANALIZA/Ja si Perëndimi arriti të mbante nën kontroll agresionin rus

9 vjet ago
in Të Gjitha
ANALIZA/Ja si Perëndimi arriti të mbante nën kontroll agresionin rus

James A. Warren/“Daily Beast”/Doktrina e mbajtjes nën kontroll, e diplomatit amerikan George F. Kennan, që garantoi themelet strategjike të fitores së Perëndimit ndaj komunizmit sovjetik në Luftën e Ftohtë, mbush këtë vit plot 70 vjeç. Prandaj, kjo është një arsye për të hedhur një vështrim pas në kohë, mbi atë që me siguri duhet të renditet në mesin e koncepteve më të suksesshme gjeopolitike në historinë moderne.

Por, ekzistojnë të paktën dy arsye të tjera të forta, për të rishqyrtuar atë tufë të famshme idesh, që u bënë për herë të parë publike në revistën “Foreign Affairs” në korrik të vitit 1947, duke shkaktuar një debat të gjallë publik, mbi marrëdhëniet e SHBA-së me aleatin tonë të kohës së luftës, Bashkimin Sovjetik, dhe formësoi rendin ndërkombëtar të pasluftës, që do të zgjaste për shumë vite.

Lufta e Ftohtë, është një terren krejtësisht i huaj për shumicën e qytetarëve të sotëm, sidomos ata që janë nën 40-vjeç. Por, arsyeja më bindëse për riparjen e kësaj doktrine, është analiza e saj të mprehtë mbi psikikën ruse, e cila hedh dritën mbi burimet dhe objektivat gjithnjë e më kërcënuese të politikës së jashtme së Vladimir Putinit.

Një kor i madh dhe në rritje i ekspertëve të politikës së jashtme ruse, thotë se “Doktrina Putin” ka pasoja ogurzeza për Shtetet e Bashkuara, Perëndimin, dhe vetë popullin rus.

Ndër parimet e saj kryesore janë këto:

  1. Rimëkëmbja e një pjesë të konsiderueshme të aseteve politike, ekonomike dhe ushtarake të humbura nga shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Aneksimi i Krimesë në 2014-ën, dhe mbështetja e Moskës për kryengritjen në Ukrainën Lindore, shënuan fillimin dhe jo fundin e një programi ekspansionist ambicioz. “Ashtu si Stalini”- shkruan historian i Universitetit të Prinstonit Stefën Kotkin, “Putini i sheh të gjitha shtetet formalisht të pavarura kufitare…si armë në duart e fuqive perëndimore, të cilat synojnë t’i përdorin kundër Rusisë”.
  2. Rivendosjen e “sferës anti-perëndimore të ndikimit” përreth periferisë së Rusisë, duke rezultuar në dominimin prej Moskës të vendeve të tilla si Kazakistani, Bjellorusia, Ukraina, Gjeorgjia, dhe shtetet balltike.
  3. Shndërrimin e Rusisë në një lojtare kyçe të pushtetit në Lindjen e Mesme, me qëllim të kontrollin e nismave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj atje.
  4. Përdorimi energjik i mediave të sofistikuara sociale, dhe teknikave luftarake të informacionit, në një fushatë ”masash aktive” për të destabilizuar marrëdhëniet mes anëtarëve të aleancës perëndimore, dhe formësimin e zhvillimeve politike brenda shoqërive të tyre, në një mënyrë të pëlqyeshme për interesat e Rusisë. Pa diskutim, fushata më e shquar e masave aktive deri më sot, ka qenë përpjekja për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por ekspertët kanë identifikuar një listë të gjatë fushatash të tjera.
  5. Ndërtimi i pamëshirshëm i fuqisë shtetërore brenda vetë Rusisë, i nxitur nga ambicjet perandorake të Putinit jashtë vendit. Një aparat i sofistikuar propagande të brendshme, justifikon nevojën e shpenzime të mëdha ushtarake, dhe sterilizuar demokracinë në shtëpi, si diçka e nevojshme për të kontrolluar kërcënimet e tmerrshme të jashtme ndaj sistemit rus të mirëqënies nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi.

Po të ishte sot gjallë, vetëm një pjesë e vogël e ‘Doktrinës Putin’ do të habiste Geroge Kennan-in (1904-2005). Në shkurt të vitit 1946, Departamenti i Shtetit në Uashington, në përpjekje për të kuptuar rezistencën sovjetike ndaj krijimit të institucioneve ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, si dhe goditjen e veprimtarisë së saj politike në Evropën Lindore, i dërgoi një telegram kabllor ambasadës amerikane në Moskë, duke i kërkuar një analizë mbi botëkuptimin sovjetik dhe pasojat e tij për politikën amerikane.

Si njeriu numër dy në ambasadë, dhe eksperti i saj kryesor mbi Rusinë, kjo barrë ra mbi Kennan. Dhe ai u përgjigj! Së pari, dërgoi kabllogramin më të famshme në historinë e diplomacisë amerikane, një kryevepër prej 5.500 fjalësh. Dhe pastaj, kur pati një konsensus brenda administratës Truman, se “telegrami i gjatë” i Kennan duhet të shërbente si shtrati mbi të cilin duhet të ngrihej strategjia amerikane për të kundërshtuar ekspansionizmin sovjetik, një artikull në “Foreign Affairs”, prezantoi për publikun e gjerë teorinë e mbajtjes nën kontroll.

“Burimet e sjelljes sovjetike”, u botua nën pseudonimin “X” në korrik të vitit 1947, por stili në prozë zbuloi shpejt identitetin e autorit, i cili në atë moment ishte ngritur në detyrë për të shërbyer si drejtor i Planifikimit të Politikave të Reja në Departamentin e Shtetit.

Kennan argumentoi se papajtueshmëria e Moskës, nuk ishte rrjedhojë e ndonjë veprimi provokues nga ana e fuqive perëndimore, por pasojë e pasigurive të thella që ishin rrënjosur thellë në shpirtrat e udhëheqësve rusë për qindra vjet. Që nga shekulli XVI, Rusia kishte gllabëruar gradualisht vendet fqinje, në mënyrë që të zvogëlonte mundësitë për pushtimin e huaj të atdheut të tyre.

Në “fund të pikëpamjes neurotike mbi çështjet botërore nga ana e Kremlinit”, shkroi ai në kabllograme, “dergjet ndjenja tradicionale dhe instiktive ruse e pasigurisë… Ata kanë pasur përherë frikë nga depërtimi i të huajve, drojë nga kontaktet e drejtpërdrejta me botën perëndimore, dhe frikë se çfarë do të ndodhte nëse rusët e thjeshtë do të mësonin të vërtetën mbi botën. Dhe ata mësuan ta kërkojnë sigurinë vetëm në luftën e durueshme por vdekjeprurëse për shkatërrimin total të fuqive rivale, duke mos hyrë kurrë në raporte bashkëpunimi apo kompromisi me ta”.

Ashtu si carët, Stalini dhe Byroja e tij Politike do ta trajtonte botën e jashtme në një formë armiqësie, pasi qëllimet gjoja malinje të të huajve përbënin të vetmin justifikim “për diktaturën, pa të cilin ata s’dinin si të sundonin, për mizoritë që mendonin se qenë të detyruar të shkaktonin dhe sakrificat që mendonin se ishin të detyruar të kërkonin”.

Kennan theksoi se doktrina marksiste-leniniste, vetëm sa kishte përforcuar liderët rusë për të pasur një armiqësi të qëndrueshme ndaj institucioneve perëndimore, veçanërisht lirisë individuale dhe tregut të lirë, pasi ato minonin monopolin e shtetit, si ndaj burimeve materiale ashtu edhe njerëzore.

Sipas tij veprimi politik i Kremlinit politik është si një rrjedhë e lëngshme, që kërkon të mbushë “çdo qoshe dhe plasë të mundshme në pellgun e fuqisë botërore”. Sipas diplomatit, politika amerikane duhet të përqendrohej në “mbajtjen nën një kontroll vigjilent afatgjatë, të durueshëm por të forte të prirjeve ekspansioniste të Rusisë”, dhe në zbatimin e shkathët të kundër-forcave në një seri të vazhdueshme ndryshimesh të pikave gjeografike, që përputhet me ndërrimet dhe manovrat e politikës sovjetike”.

Forma më efektive e kundër-forcës, të paktën siç e pa atë Kennan, nuk ishte konfrontimi ushtarak – ai duhej të shmangej me çdo kosto, dhe ndoshta mund të shmangej, për shkak të forcës superiore ushtarake dhe ekonomike, si dhe dinamizmit politik të Amerikës dhe aleatëve të saj. Përkundrazi, ishte forca politike, ekonomike, dhe ajo morale: Objektivi i gjerë i politikës amerikane, duhet të jetë forcimi i vlerave dhe institucioneve perëndimore, kudo ku interesat jetike të SHBA-së janë të kërcënuara nga fuqia e drejtpërdrejtë sovjetike, apo nga subversioni komunist nga brenda.

Nëse shoqëritë e hapura ishin të durueshme, nëse ato i rezistonin përpjekjeve të Moskës për t’u zgjeruar me disiplinë dhe maturi, këshillonte Kennan, sistemi sovjetik do të diskreditohet me kalimin e kohës në sytë e atyre që kanë jetuar nën sundimin e tij, dhe në fund do të shembet nën peshën e vet.

Mbajtja nën kontroll, garantoi bazën si për Doktrinën Truman të vitit 1947, e cila bënte thirrje për dhënien e ndihmës ushtarake dhe ekonomike të çdo vendi që kërcënohej nga pushteti komunist, dhe të planit Marshall, i cili kanalizoi rreth 12 miliardë dollarë fonde amerikane për qeveritë e Evropës Perëndimore, për t’i ndihmuar ato të rindërtonin ekonomitë e tyre të shkatërruara nga lufta, dhe margjinalizonin partitë komuniste vendase, që gëzonin mbështetje të konsiderueshme në Itali, Francë, dhe vende të tjera menjëherë pas luftës.

Ajo vazhdoi të shërbejë si një parim udhëheqës i politikës amerikane si ndaj Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe luftërave të udhëhequra nga forcat komuniste në sloganin e “luftërave për çlirim kombëtar” në vende si Koreja dhe Vietnami, deri kur perandoria sovjetike filloi të shpërbëhej në mesin e viteve 1980.

Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik u shemb vërtetë, kryesisht nën peshën e vet, ashtu sikurse parashikoi Kennan. A mundet që regjimi i Car Vladimirit në Moskë, të pësojë të njëjtin fat? Disa vëzhgues profesionistë të Rusisë, e kanë parashikuar tashmë diçka të tillë. Një rrugë e mundshme për të shpejtuar rënien e Putinit, mund të jetë shumë mirë ringjallja e doktrinës strategjike të shpallur për herë të parë nga një diplomat aristokrat mendjehollë nga Milluoki 70 vjet më parë. 

Përshtati për Tirana Today Alket Goce Këtu mund të lexoni shkrimin në origjinal

 

Tags: agresioni rusanalizabashkimi sovjetiklufta e ftohtePerendimirusia

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
(FOTO) Kanali që rezikon 150 familje dhe 50 biznese në Fier

(FOTO) Kanali që rezikon 150 familje dhe 50 biznese në Fier

Futbollistët e vegjël shqiptarë bashkohen në Ulqin

Futbollistët e vegjël shqiptarë bashkohen në Ulqin

Si të zbuloni nëse keni probleme me tensionin

Si të zbuloni nëse keni probleme me tensionin







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com