Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza për Demarkacionin/Kosova të pranojë marrëveshjen ekzistuese

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vendimi i parë i qeverisë Haradinaj, shkarkon Komisionin për shënjimin e kufirit

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqen nga pretendimi për të dëshmuar se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, e nënshkruar në gusht të vitit 2015, ishte e gabueshme.

Nga këto pretendime, Qeveria nuk është lëkundur as pas “qortimeve” të cilat i erdhën asaj nga presidenti Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian dhe së fundmi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në Qeverinë e Kosovës, besojnë se Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit do të sjellë faktet të reja dhe dëshmi, të cilat sipas ekzekutivit, do të tregojnë se Marrëveshja ekzistuese për demarkacionin me Malin e Zi është e gabueshme.

Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj është i njëjtë pavarësisht deklarimeve të ndryshme nga zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Matoshi tha se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim, derisa të hartohet raporti final i Komisionit Shtetëror për Kufirin.

“Pritet që në afatin optimal, do të thotë shumë shpejt, Komisioni i ri Shtetëror të dalë me raportin për të gjeturat rreth kësaj çështjeje dhe tek atëherë do të studiohen dhe të ndërmerren veprimet adekuate”, tha Matoshi.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, gjatë një prezantimi para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se nga hulumtimet e bëra janë vërejtur parregullsi në punën e Komisionit paraprak, mbi bazën e të cilit ishte nënshkruar Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se Komisioni është duke bërë punën me përpikëri të madhe dhe se janë afër përmbylljes së raportit final rreth gjetjeve për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi.

Anëtarët e këtij Komisionit po ashtu theksuan se nga gjetjet e deritanishme është vërejtur se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për demarkacion, por ka marrëveshje për kufirin.

Por, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një deklarate, ka shprehur zhgënjimin e saj duke i cilësuar pohimet e këtij Komisioni si të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit, kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”, theksohet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Ambasada amerikane ka ftuar politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.

Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se tash për tash nuk duket se ka alternativa tjera për gjetjen e një zgjidhjeje, përveç marrëveshjes ekzistuese, të cilën e ka nënshkruar presidenti Thaçi në vitin 2015.

“Unë po e kuptoj këtë kërkesën e këtyre deputetëve apo të qeveritarëve që po i duan t’i marrin Malit të Zi territor. Me çfarë të drejte do t’i marrësh territor? Po thirren në marrëveshjet e kongresit të Berlinit, kur është bërë marrëveshja mes Malit të Zi dhe Turqisë dhe kur janë humbur territoret shqiptare. Ajo është një çështje historike, por nuk është një çështje praktike që i përket sot trashëgimisë së Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri thekson se Qeveria Haradinaj mund ta dërgojë marrëveshjen ekzistuese në Kuvend për ta hedhur poshtë, por sipas tij, marrëveshjet në Parlament zakonisht dërgohen për t’u aprovuar.

“Qeveria mund ta dërgojë në Kuvend marrëveshjen me synimin për ta rrëzuar edhe pse Qeveria kur i dërgon ligjet ose marrëveshjet në Parlament, i dërgon për t’i kaluar ato e jo për t’i rrëzuar. Për fat të keq, Komisioni duket se po sillet si më herët, anëtarët e tij po japin teori të ndryshme, pa e përfillur obligimin ligjor që e kanë për shënimin e vijës kufitare”, tha Tahiri.

Ndërkohë, Halil Matoshi, nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës, thotë se derisa nuk përfundon puna e Komisionit, nuk mund të thuhet se çka do të ndodh me marrëveshjen ekzistuese.

“Ne nuk e paragjykojmë një komision ekspertësh”, tha Matoshi.

Komisioni i ri Shtetëror për Kufirin ka marrë mandatin nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, që t’i bëjë matjet e reja rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Qeveria Haradinaj dhe Komisioni i ri pretendojnë se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin është e gabuar dhe se Kosova me këtë marrëveshje ka humbur territor.

Me këto konstatime nuk është pajtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe njëri prej liderëve opozitar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian në disa raste ua ka përsëritur, Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, se pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave, shkruan rel.

Të premten, pritet që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të qëndrojë në Bruksel, me ç’rast do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të BE-së, ku ndër tjera, temë e diskutimeve pritet të jetë edhe çështja e ndërlidhjes së ratifikimit të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Tags: demarkacionikosovamali i zi

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Serbia dhe Danimarka dëshirojnë kualifikimin e Zelandës së Re

Serbia dhe Danimarka dëshirojnë kualifikimin e Zelandës së Re

Daçiç: Beogradi kërkon kompromis, Prishtina shpërfill detyrimet

Daçiç: Beogradi kërkon kompromis, Prishtina shpërfill detyrimet

Grigor Tavo: Do e shkrijmë vetë ekipin, të mos lodhet FSHF-ja

Grigor Tavo: Do e shkrijmë vetë ekipin, të mos lodhet FSHF-ja

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka
Aktualitet

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

by mirseda
10:59 | 30/06/2025
0

Rreth 30 hektarë tokë me bimësi, shkurre si dhe 600 rrënjë ullinj janë djegur nga zjarri që...

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

10:54 | 30/06/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Trafik i mjeteve lundruese në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, 3 persona në kërkim

Trafik i mjeteve lundruese në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, 3 persona në kërkim

10:18 | 30/06/2025
Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

10:12 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com