Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analiza/ Opozita maqedonase bojkoton Kuvendin, po përpiqet që të rikthejë krizën politike

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedoni, deputetët e VMRO tentojnë bllokimin e seancës për zgjedhjen e zv/ministrave

Kuvendi i Maqedonisë po përballet me pengesa të shumta në funksionimin e tij, për shkak të debateve maratonike nga fjalimet dhe ndërhyrjet procedurave nga deputetët e opozitës maqedonase.

Debati për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevski po zgjatë më shumë se dy javë, ndërsa rreth tre javë ka zgjatur edhe debati për rishikimin e buxhetit. Kuvendi u bllokua edhe gjatë konstituimit të tij, që çoi madje edhe në dhunë fizike pas aktit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pengesa të tilla priten edhe në të ardhmen, bazuar në praktikën e deritanishme të veprimit të VMRO-së së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e çuar vendin në krizë të re politike pas zgjedhjet së Qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev, të LSDM-së.

Deputetët e VMRO-së, kanë thënë se veprimi i tyre është në kuadër të kornizave ligjore dhe se do të ndërhyjnë ndaj çdo nisme që ata e vlerësojnë si të dëmshme për demokracinë dhe vendin në përgjithësi. Por, partitë në pushtet, thonë veprimi i VMRO-së nuk është gjë tjetër, pos bllokim i punimeve të Kuvendit, si formë e vetme për të mbrojtur krimin e qeverisjes së tyre.

Se vendi ndodhet para sfidave të reja politike, e konfirmojnë edhe njohësit e çështjeve politike dhe juridike.

“Kuptohet, kjo është mënyra me të cilën deputetët e opozitës do të tentojnë të pengojnë reformat në shoqëri, por mendoj se nga një sjellje e tillë do të humbin vet ata. Të gjithë e kemi të qartë se çfarë po ndodh në debatin për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e një prokurori të shkëlqyer, por të një personi i cili ka mbrojtur krimin në vend dhe këtë qytetarët çdo ditë po e shohin”, thotë analisti Nikolla Dujovski, por duke mos përjashtuar mundësinë edhe për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, obstruksionet do të ketë në vazhdim, për shkak se VMRO-ja, siç thotë ai, ka krijuar një kornizë të atillë në rregulloren mbi punën e Kuvendit, që i jep të drejtën e debateve të pafundme për çdo nismë të partive në pushtet.

Dujoski: Ndoshta është ende herët, por mendoj se edhe mund të jenë pjekur kushtet për të menduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndoshta kjo është një nga zgjidhjet e mundshme. Ata kanë miratuar një rregullore të Kuvendit e cila i konvenon vetëm atyre, kanë formuar dhjetë grupe parlamentare ,që të munden në pafundësi të debatojnë mes veti, e kështu me radhë.

Mersim Maskuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës, thotë se zhvillimet e fundit në Kuvend dëshmojnë edhe një herë se partitë politike ende janë larg demokracive të zhvilluara perëndimore, pasi me punën e tyre po dëshmojnë se përveç pengesave, apo bllokimit të institucioneve, nuk mendojnë për çështje tjera në të mirë të qytetarëve.

Maksuti: Situata momentale paszgjedhore, lidhur me funksionimin e Kuvendit, dëshmon edhe njëherë se në Maqedoni ende klasa politike nuk ka fituar pjekurinë e nevojshme politike, demokratike për funksionimin e institucioneve, konkretisht të Kuvendit të Maqedonisë. Sot kemi një opozitë e cila nuk luan rolin e saj konstruktiv, por është destruktive, do të thotë i bën obstruksione punës së Kuvendit dhe kjo bie ndesh me rregullat e demokracisë. Pa dyshim se gjithë këtë VMRO-ja e bënë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, pra për pikë politike.

Ekspertët, debate dhe pengesa më të mëdha presin kur në procedurë parlamentare të hyjë propozimi për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin parashihet avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe në nivelin qendror.

Tags: bojkotimkrizekuvendmaqedonipolitike

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Zvicër, dalin në treg hamburger me insekte

Zvicër, dalin në treg hamburger me insekte

Behgjet Pacolli: Koalicioni PAN po shkel Kushtetutën me bojkotin e tij

Behgjet Pacolli: Koalicioni PAN po shkel Kushtetutën me bojkotin e tij

El Clasico, Marselo i kujtoi Ronaldos injorimin e Messit

El Clasico, Marselo i kujtoi Ronaldos injorimin e Messit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

by mirseda
14:21 | 09/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit,...

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com