Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Ekipi i Unitetit për dialog me Serbinë, i panevojshëm

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/ Ekipi i Unitetit për dialog me Serbinë, i panevojshëm

Krijimi i një Ekipi të Unitetit në Kosovë për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, nga analistët politikë po konsiderohet si një mision i pamundur. Një ekip i tillë, thonë ata, do të mund t’i zgjaste edhe më tepër bisedimet.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili pas takimeve të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër  Vuçiç, pati kërkuar nga të gjitha instancat politike në vend krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese.

Thaçi kishte deklaruar se çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Por, politologu Ramush Tahiri thotë se një ekip gjithëpërfshirës mund të sigurojë një konsensus politik, por jo një ekspertizë dhe një profesionalizëm të theksuar.

Tahiri: Nuk jam përkrahës i ekipit gjithëpërfshirës. Ky ekip mund të sigurojë një transparencë, por jo ndonjë cilësi në bisedime dhe ndonjë efektivitet. Përkundrazi do t’i prolongojë dhe do të zgjasë dialogun apo bisedimet. Unë mendoj që Kuvendi është vendi ku duhet të harmonizohet dhe të arrihet konsensus i përgjithshëm, ndërsa Qeveria si ekzekutiv edhe si strukturë më profesionale mund t’i udhëheq bisedimet në sektorët përkatës, secila ministri me secilën ministri.

Ndërkohë, para se të krijohet një ekip gjithëpërfshirës, sipas analistit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duhet të ketë një analizë profesionale rreth ecurisë së deritashme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se në këtë analizë duhet të identifikohen edhe gabimet edhe lëshimet si dhe niveli i suksesit të marrëveshjeve të arritura.

Megjithatë, sipas tij, krijimi i një Ekipi të Unitetit është vështirë i realizueshëm.

Muhaxhiri: Ideja e krijimit të një grupi të unitetit ka pak bazë në realitet, pasi që hendeku i madh mes partive politike në Kosovë e bën të pamundur në gjë të tillë. Nuk ka asnjë lloj vullneti, posaçërisht nga opozita të jetë pjesëmarrëse në një grup të unitetit. I gjithë hezitimi ka të bëjë me ecurinë e deritashme, pasi që opozita e konsideron vetën si të anashkaluar nga ky proces, prandaj edhe nuk dëshirojnë që tani kur procesi i dialogu ka hyrë mbase në një fazë përfundimtare, t’i marrin edhe dështimet që mund t’ju faturohen.

Gjatë mandatit të kaluar të institucioneve, kishin qarkulluar edhe ide që në rast të përfshirjes së opozitës, ajo të merr përsipër udhëheqjen e dialogut.

Por, një ide e tillë, sipas Ramush Tahirit nuk është e qëlluar. Opozita në Kosovë, vijon ai, nuk përjashtohet dhe e ka vendin e vet, por se bisedimet e këtij lloji siç është dialogu me Serbinë nuk mund t’i udhëheqë për shkak të përgjegjësive dhe mandatit që e ka, krahasuar me Qeverinë.

Tahiri: Unë nuk shoh ndonjë arsye që Kosova të kthehet në fazën fillestare dhe të kërkojë Ekipe të Unitetit. Ekipet e Unitetit që i kemi pasur në çfarëdo forme, nuk janë zgjidhjet më të përshtatshme dhe se ato përveç përgjegjësisë morale nuk kanë asnjë përgjegjësi, as ligjore e as tjetër. Përderisa marrëveshjet ndërshtetërore janë përgjegjësi shumë konkrete dhe kanë të bëjnë me nivelin më të lartë të organizimit të shtetit.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ky dialog ka hapur kapituj të rinj për të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane.

Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Derisa, në takimin e fundit në Bruksel, ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vuçiç, është arritur pajtimi për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Tags: analizadialogekipii panevojshëmi UnitetitSerbinë

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Importi i plehrave/ Balla: Vendimin do e marrim me popullin

Importi i plehrave/ Balla: Vendimin do e marrim me popullin

Kur Prek Cali akuzohej se përkrahte “shovinizmin shqiptar”

Kur Prek Cali akuzohej se përkrahte “shovinizmin shqiptar”

Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Ambasada Amerikane publikon një njoftim të rëndësishëm, ja çfarë duhet të dini

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë
Teknologji

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

by mirseda
20:08 | 09/07/2025
0

Linda Yaccarino ka dhënë dorëheqjen si CEO e X pas dy vitesh drejtimi të kompanisë së mediave...

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

19:04 | 09/07/2025
Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com