Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ana e errët e Mahatma Gandit: Racizmi dhe praktikat e diskutueshme seksuale

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ana e errët e Mahatma Gandit: Racizmi dhe praktikat e diskutueshme seksuale

Mahatma Gandi mbahet mend nga shumë njerëz si një simbol i mos-përdorimit të dhunës në shekullin XX-të. Ai lindi në Porbandar të Indi, studioi për jurisprudencë, dhe organizoi bojkotin kundër institucioneve britanike në format paqësore të mosbindjes civile.

Për më tepër, ai udhëhoqi lëvizjen për pavarësinë e Indisë kundër sundimit britanik, dhe mbrojti të drejtat civile të indianëve në Afrikën e Jugut gjatë epokës së Aparteidit. Avokatia e Gandit ndaj ndryshimeve paqësore u vlerësua shumë në mbarë botën.

Ai u nominua disa herësi kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, por nuk e fitoi kurrë atë. A dinte Komiteti i Nobelit diçka që ne nuk e dinim?Më vonë, Komiteti ka shprehur zyrtarisht keqardhjen për mosdhënien e Nobelit për Paqen aktivistit indian.

Por, a kishte të drejtë Komiteti i Nobelit me shprehjen e kësaj keqardhjeje? Kjo, pasi jeta e Gandit ka pasur edhe disa anët të errëta dhe më pak të përfolura. Së pari, a ishte Mahatma Gandi një racist?Midis viteve 1893-1915, Gandi udhëhoqi lëvizjen për të drejtat civile në Afrikën e Jugut.

Ai e nisi lëvizjen kur nuk u lejua të udhëtonte në një vagon të klasit të parë, gjatë kohës që ishte në një tren në Afrikën e Jugut. Klasi i parë ishte e rezervuar në atë kohë për udhëtarët e bardhë. Ndryshe nga shumë aktivistë të njohur të të drejtave civile të asaj kohe, Gandi nuk u shqetësua nga fakti se nuk mund të ulej me njerëzit e bardhë në klasin e parë.

Por ai u ofendua kryesisht nga fakti se u detyrua të ulej në klasin ekonomik bashkë me zezakët e tjerë. Urrejtja e Gandit për zezakët dëshmohet më tej nga komentet që ai bëri në mbledhje të ndryshme. Në vitin 1908, ai shkroi në gazetën lokale “Indian Opinion”:“Qafirwt (term përçmues i përdorur historikisht për të përshkruar njerëzit e zinj në Afrikën e Jugut) janë si rregull të paqytetëruar – të dënuarit edhe më shumë. Ata janë të mundimshëm, shumë të ndyrë dhe jetojnë pothuajse si kafshët.” Gjatë kohës që jetoi në Afrikën e Jugut, Gandi u angazhua për mbrojtjen e të drejtave të indianëve në kurriz të të drejtave të zezakëve. Ai besonte se ndarja racore ishte e justifikuar, dhe kërkonte që indianët të konsideroheshin më të rëndësishëm se zezakët, por jo më lart se të bardhët e Afrikës së Jugut.

Gandi nuk pranoi që të përdorte dhunën për ta arritur këtë gjë, por përdori mënyra jo të dhunshme për t’i bindur politikanët e bardhë të Afrikës së Jugut, se indianët ishin më të mirë se zezakët e Afrikës së Jugut. Ai ishte një njeri i shkolluar, që përdori fjalët e tij për të ngritur indianët kundër zezakëve.

Gjatë një fjalimi në Bombei në vitin 1896, ai tha:“E jona është një luftë e vazhdueshme kundër një degradimi që kërkojnë të na e shkaktojnë evropianët, të cilët dëshirojnë të na degradojnë ne në nivelin e qafirëve të egër, profesioni i të cilëve është gjuetia, dhe ambicia e vetme e të cilëve është të mbledhin një numër të caktuar bagëtish për të blerë një grua me to, dhe ta kalojnë jetën e tyre në dembelizëm dhe lakuriqësi”.

Ndërkohë, jo pak të çuditshme ishin praktikat seksuale të Gandit. Ai besonte se ishte një qenie njerëzore epshore. Dhe për këtë gjë e urrente veten e tij. Në vitin 1885 Gandi nuk mori pjesë në varrimin e të atit, pasi po kryente marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Dukej se ajo ngjarje e përndiqte vazhdimisht Gandin, duke e nxitur dëshirën e tij për të mbetur i dëlirë në të ardhmen. Këtë zotim ai e konsideroi thelbësor për aftësinë tij për t’i shërbyer botës, në krahasim me ndjekjen e dëshirave të tij seksuale.

Nga kjo mund të kuptohet nevoja e Gandit për të qëndruar beqar. Por kjo solli disa sjellje dhe praktika që do të hidheshin poshtë me neveri. Është raportuar se në një përpjekje për të provuar dëlirësinë e tij, Gandi flinte vazhdimisht me vajza të reja. Rrethi i tij i ngushtë përbëhej vazhdimisht nga shumë gra të reja me të cilat ai do të lahej, dhe do t’i shfrytëzonte  seksualisht.

Dikush mund të thotë se këto gra zgjodhën ta ndiqnin dhe t`i shërbenin vullnetarisht Gandit. Por është e vështirë të injorosh pushtetin dhe ndikimin që ai ushtroi mbi shumë njerëz. Si i tillë, është e arsyeshme të vihet në pikëpyetje nëse gratë që i shërbenin Gandit do të kishin vepruar po njësoj, nëse ai nuk do të ishte aq i fuqishëm, sa në fakt ishte.

Ndërkohë, Gandi pati disa miqësi me figura shumë të diskutueshme, që përfshinin Hitlerin dhe Musolinin. Jo pak njerëz mendojnë se kjo ishte dëshmi e karakterit të tij të lig. Ndërkohë, disa të tjerë argumentojë se këto miqësi ishin një mënyrë përmes së cilës Gandi u përpoq të nxiste marrëdhënie paqësore, nga të cilat në fund do të përfitonte i gjithë njerëzimi në tërësi.

Komiteti i Çmimit Nobel, mund të ketë qenë në dijeni të këtyre fakteve, që e bënin Gandin të padenjë për fitimin e çmimit prestigjioz.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/this-is-what-nobody-tells-us-about-mahatma-gandhi-98b53b59271d

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ana e erretindiMahatma Gandi

TË LIDHURA

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”
Bota

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

19:52 | 10/11/2025
Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

18:51 | 10/11/2025
Përleshje bandash në një burg në Ekuador, 27 të burgosur gjenden të varur në qelitë e tyre
Bota

Përleshje bandash në një burg në Ekuador, 27 të burgosur gjenden të varur në qelitë e tyre

18:48 | 10/11/2025
Next Post
Kinë/ Biznesmeni i kërkon trajnerit të aktivizojë të birin, 126 kg

Kinë/ Biznesmeni i kërkon trajnerit të aktivizojë të birin, 126 kg

Pse flasin njerëzit në gjumë?

Pse flasin njerëzit në gjumë?

Biden shpalos vizionin para aleatëve: SHBA plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

Biden: 20 milionë vaksina për vendet e tjera deri në fund të qershorit







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com