Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Amerikanët në pritje të eklipsit të plotë të diellit

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Amerikanët në pritje të eklipsit të plotë të diellit

Të hënën, më 21 gusht për herë të parë në 99 vjet të gjithë Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një eklips të plotë diellor, prandaj emocionet kanë përfshirë të gjithë vendin. 

Ekspertët i këshillojnë njerëzit të përdorin lente mbrojtëse të posaçme për të parë eklipsin, por, siç do të mësojmë në materialin në vazhdim, gjetja e tyre po bëhet shumë e vështirë.
Pas pritjes në trafik pranë fabrikës së birrës Lagunitas me orë të tëra, Sarah McKnight u zhgënjye.

Ajo kishte udhëtuar mbi 160 kilometra jo për birrë, por diçka që është bërë e pamundur për t’u gjetur kudo në shtetet e rajonit Midwest të Shteteve të Bashkuara ,lente mbrojtëse, posaçërisht për të parë eklipsin e plotë të diellit me 21 gusht.

“Sapo arritëm, ata po thoshin se nuk kishte më lente”, thotë McKnight.

“Gjëja më e kërkuar tani është një copë kartoni me lente shumë specifike që ju lejojnë të shikoni diellin gjatë eklipsit” – thotë Sarah Cole.

Sarah Cole është nënkryetare e “Adler Planetarium” të Çikagos, që sponsorizoi aktivitetin ku lentet jepeshin falas në Lagunitas Brewery. Ishte planifikuar që në 12:30 të fillonte shpërndarja e një mijë lenteve.

Por, njerëzit filluan të viheshin në radhë në orën 4 të mëngjesit dhe për shkak të kërkesës së madhe, dhënia e lenteve filloi më herët, prandaj shumë njerëz përfunduan dorë bosh:

“Kërkesa është jashtëzakonisht e lartë. Kemi bërë përpjekje të mëdha për të provuar të japim sa më shumë prej tyre që të jetë e mundur. Dhe mendoj se ne nuk mund të kishim parashikuar disa nga sfidat që erdhën me përpjekjet për t’iu përgjigjur kërkesës” thotë Cole.

Kjo ishte hera e fundit që “Adler Planetarium” jepte lente falas para eklipsit së 21 gushtit. Zonja Cole thotë se janë shpërndarë mbi 250,000 lente diellore.

“Menduam se një çerek milioni do të mjaftonte, duke patur parasysh se njerëzit do të kishin mënyra të tjera për t’i sigurua….”

Kërkesa ka krijuar një treg fitimprurës në internet për lente speciale, një nga mënyrat e vetme të tjera, përveç dhënies falas nga “Adler Planetarium”.

“Nuk ka më lente nëpër dyqane dhe tani nuk ka shumë mundësi për t’i siguruar”.
Megjithatë ato janë të nevojshme për të parë eklipsin:

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos shohin drejt diellit pa këtë lloj mbrojtjeje” shton zonja Cole.

Kjo do të thotë se, nëse Sarah McKnight nuk i gjen dot para eklipsit, ajo dhe djemtë e saj do të humbasin një mundësi që vjen njëherë në jetë.

“Duket sikur po kërkojmë për një biletë të artë. Kudo janë shitur, njerëzit thonë ‘s’ka më!’…por duhet të ketë mbetur një palë lente për ne, apo jo? Diku mund t’i gjejmë besoj” – thotë Sarah McKnight.

“Adler Planetarium” ka edhe disa të tjera… posaçërisht për t’i dhënë gjatë aktivitetit të organizuar atje për të parë eklipsin diellor.

Tags: Amerikaneteklipsi i diellitnë pritje

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Nokia Premium i hap sfidë Samsung-ut dhe Apple-it

Nokia Premium i hap sfidë Samsung-ut dhe Apple-it

Zjarri në Patos, Halimi: Situata është tepër kritike

Zjarri në Patos, Halimi: Situata është tepër kritike

Maqedoni, autobusi del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen 20 persona

Maqedoni, autobusi del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen 20 persona







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro
Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

by mirseda
11:00 | 05/11/2025
0

Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë që që nga 1 janari do të kemi rritje të...

Ndërtimet e paligjshme ,Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë,

Ndërtimet e paligjshme ,Policia rrethon objektet në Sauk, arrestohen 5 inspektorë të IMT Tiranë,

10:10 | 05/11/2025
U gjet me kokainë ati për shitje, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje

U gjet me kokainë ati për shitje, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje

09:50 | 05/11/2025
Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie

Sot, 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK: S’ dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie

09:31 | 05/11/2025
Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord, hyn në ditën e 36-të

09:27 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com