Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Amerikanët janë të fiksuar pas punës, ndërsa europianët pas argëtimit

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Amerikanët janë të fiksuar pas punës, ndërsa europianët pas argëtimit

Amerikanët preferojnë të punojnë shumë, ndërsa europianët, një jetë më të rehatshme. Ky është perceptimi i ndeshur gjerësisht i ndarjes kontinentale të kulturës së biznesit, shkruan The Economist.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. 40 vjet më parë, ka pasur shumë pak dallim ndërmjet të dyjave. Në librin e tij të ri “Shpenzimi i kohës, Burimi më i çmueshëm”, ekonomisti Daniel Hamermesh, shqyrton se cila është qasja e amerikanëve ndaj punës dhe kohës së lirë në krahasim me pjesën tjetër të botës së zhvilluar. Në gjysmën e parë të shekullit XX, java e punës amerikane ra ndjeshëm nga gati 60 orë në rreth 40. Deri në vitin 1979, një punëtor amerikan punonte mesatarisht rreth 38.2 orë në javë, afërsisht me numrin e orëve të punës që punonin në javë europianët.

Pikërisht këtu shifrat filluan të ndryshojnë. Për njëfarë kohe, java e punës në Amerikë u bë më e gjatë, duke shkuar në 39.4 orë në vitin 2000, para se të binte përsëri në 38.6 orë në vitin 2016. Megjithatë një prej dallimeve kryesore ishin pushimet. Në vitet 1980, europianët filluan të merrnin më shumë pushime vjetore, ndërsa amerikanët jo. Gjatë gjithë vitit, amerikanët punonin mesatarisht 34 orë në javë, gjashtë më shumë se francezët dhe tetë më shumë se gjermanët.

Çfarë e shpjegon këtë hendek? Disa thonë se kjo mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet faktorëve kulturorë, por, siç thekson z. Hamermesh, është e vështirë të kuptohet se përse në 40 vitet e fundit, kultura amerikane u diferencua nga pjesa tjetër e botës së zhvilluar. Të tjerë e lidhin atë me uljen e taksave. Një tjetër shpjegim i mundshëm është se rënia në anëtarësimin në sindikata e ka dobësuar fuqinë e bisedimeve të punëtorëve amerikanë, ndryshe nga ato në Francë.

Një arsye tjetër më e besueshme është politika. Në Amerikë, punëtorëve nuk u ofrohen pushime të paguara, ndërsa Franca ofron një minimum prej 25 ditësh dhe Gjermania, 24. Franca gjithashtu e kufizon javën e punës në 35 orë.

Z. Hamermesh gjen shembuj të ngjashëm edhe në Azi. Në vitet 1980 dhe 1990, Japonia miratoi një ligj që reduktonte javën standarde të punës nga 48 orë në 40. Përveç kësaj, punëtorët paguheshin për çdo orë jashtë orarit. Një proces i ngjashëm ndodhi edhe në Korenë e Jugut midis viteve 2004 dhe 2008. Punëdhënësit iu përgjigjën duke ulur orët e punës në javë dhe punëtorët, edhe pse fitonin më pak, u shprehën në anketa të ndryshme se ishin më të lumtur.

Ndërsa në Amerikë, përfaqësuesit e sindikatave u përqendruan kryesisht në rritjen e nivelit të pagës minimale, duke bërë që një punëtor amerikan të fitonte mesatarisht 20 dollarë amerikanë në orë. Rritja e nivelit të pagave pati efekt nxitës. Punonjësit me pagesë të lartë punonin, tetë ose nëntë orë më shumë se punonjësit me pagë të ulët. Ky hendek u zgjerua nga fundi i viteve 1970.

Edhe pse të dhënat mund të tregojnë se të pasurit punojnë më shumë orë, të varfrit janë ata që punojnë në punët më të vështira. Është vërtet për t’u çuditur fakti se, edhe pse në fund të javës, të pasurit dalin me më shumë orë pune, njerëzit që punojnë si sanitarë, shpërndarës picash janë ata që punojnë gjatë natës dhe jo bankierët.

Pra, çfarë po ndodh? Ekonomisti John Maynard Keynes, ëndërronte që nipërit dhe mbesat e tij do të punonin vetëm 15 orë në javë. Por rënia në orët e punës në javë, që ai parashikoi, u ngadalësua pas viteve 1970. Kjo mund të pohojë edhe normalizimin e orëve të punës në 35-40 orë në javë. Çdo orë më tepër shoqërohej me punëtorë më shumë të stresuar dhe me një reduktim të numrit të kompanive që kishin një rendiment të lartë.

Kjo është gjithashtu një shenjë se z. Keynes e kishte gabim të mendonte se shoqëria do të vlerësonte më shumë kohën e lirë, duke reduktuar orët e punës. Në botën e zhvilluar, shumica e punonjësve fitojnë aq sa të mbajnë më së miri veten dhe familjet. E megjithatë ata kërkojnë më shumë, duan shtëpi në zonat më të mira të qytetit, të kalojnë pushimet në rezortet më luksoze dhe të zotërojnë objekte të shtrenjta të cilat tregojnë statusin e tyre social. Pikërisht për të arritur një status të tillë social, punonjësit do të detyrohen të punojnë gjithnjë e më shumë për t’i fituar ato./Monitor

 

 

Tags: Amerikanetevropianetkultura e punes

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Tragjike/ Çifti i ri përplaset për vdekje pak minuta pas përfundimit të dasmës (foto)

Tragjike/ Çifti i ri përplaset për vdekje pak minuta pas përfundimit të dasmës (foto)

Qeveria rrafshoi lokalin e Kokëdhimës, ja se çfarë ka mbetur në atë zonë (foto)

Qeveria rrafshoi lokalin e Kokëdhimës, ja se çfarë ka mbetur në atë zonë (foto)

Shpërthimi në karburant/ Dy të plagosurit rëndë me dëmtime në fytyrë dhe djegie 50% të trupit

Shpërthimi në karburant/ Dy të plagosurit rëndë me dëmtime në fytyrë dhe djegie 50% të trupit







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com