Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi dy diplomatët iranianë.
Të mërkurën qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati.
“Zëri Amerikës” raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.
“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë” – shkruan Ortagus.