Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ambasadori Lu për bizneset shqiptare: I “mbytën” taksat  e konkurrenca e pandershme  

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Ambasadori Lu ka dhënë një deklaratë për mediat ku shpreh qartë zhgënjimin e tij  në lidhje me treguesit e bizneseve ndaj përmirësimit të klimës ndaj këtyre të fundit.

“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë , siguruar e plotë nga Monitor. Dhoma Amerikane publikoi sot indeksin e besimit (ABI) i cili tregonte përkeqësim, pas përmirësimit të një viti më parë.

Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.

“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.

Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemit gjyqësor.

“Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.

“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës.”

“Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit. 

Biznes në Shqipëri? Dhoma Amerikane: Taksa e konkurrencë e pandershme. Reagon ambasadori Lu

Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane, një tregues që publikohet çdo vit dhe mat perceptimin e anëtarëve lidhur me ambientin për të bërë biznes në Shqipëri, është përkeqësuar sërish këtë vit, pas përmirësimit të vitit të kaluar

Sipas rezultateve zyrtare,  Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017.

Sërish, anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit. Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore. Një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.

Duke folur për rezultatet e Indeksit të Biznesit, Ambasadori Lu tha: “Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.

Ambasadori Lu u shpreh optimist përpara anëtarëve se, duke punuar së bashku ne mund të kapërcejmë sfidat e momentit dhe të punojmë drejt një qëllimi më të madh, të bazuar në interesat dhe vlerat tona të përbashkëta.

Zgjedhjet e reja

Dhoma Amerikane e Tregtisë njofton se ka organizuar zgjedhjet për Zëvendëspresident, Përgjegjës për Thesarin dhe Sekretar, si dhe për një Anëtar Bordi, duke sjellë kështu katër anëtarë të rinj në Bord.

Ky proces ka përfshirë në konkurrim dhjetra kompani prestigjioze të Dhomës dhe një shumicë të ndjeshme të kompanive amerikane.

Kështu për pozicionin e Zëvendëspresidentit kandiduan Philip Morris Albania dhe Microsoft Albania, mes të cilëve fitues ishte Philip Morris, për Përgjegjës për Thesarin DDB Albania dhe Grant Thornton, nga i cili doli fitues DDB Albania, për Sekretar Hilton Garden Inn dhe për pozicionin vakant të një Anëtari Bordi kanë kandiduar 8 kompani të mëdha. Në përfundim të këtij konkurrimi doli fitues Optima Legal & Financial.

Me vendim të Bordit të Dhomës dhe më pas me miratim në Asamble, Dhoma Amerikane ka bërë disa ndryshime në Statut, të cilat ulin numrin e Anëtarëve të Bordit të Dhomës nga 11 anëtarë në 7 anëtarë, si dhe ulin numrin e mandateve për çdo Anëtar Bordi dhe të kompanive që ata përfaqësojnë nga tre në dy mandate të njëpasnjëshme.

Asambleja ka qenë një moment i reflektimit të perceptimit që kanë anëtarët e Dhomës Amerikane për klimën e biznesit në vend. Rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, janë prezantuar në Asamble me të gjithë treguesit që masin besimin që kanë kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit. Monitor

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026
Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026
Next Post

Video/ Si e mashtroi Xhemaili ish-gruan, Erjona e nxjerr blof në emision

Aksioni i kontrolleve, AKU bllokon 43 kg mish në Gjirokastër

Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com