Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se asnjë aplikant nuk duhet të mashtrohet, pasi përzgjedhja e qytetarëve bëhet në mënyrë të rastësishme.
Kështu, nëse dikush ju garanton se do të përzgjidheni duke ju kërkuar para, bëni mirë të mos bini pre e mashtrimeve të tilla.