gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Alket Hyseni ynë!!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Gjekmarkaj kundër bojkotit të Kuvendit: Do të ishte asgjesim i pluralizmit

Nga Agron Gjekmarkaj

Alket Hyseni sot ishte larë, rruar e qethur për të qenë në lartësinë e detyrës historike që i kishin ngarkuar mbi supe!! Gjithë Shqipëria shihte atë dhe ai mesazhet në celular. Mjekrrn e kishte krehur me nge e tazitje! Kostumin e kishte blerë për këtë ditë! Pat’ një muaj të vështirë, të cilin e la pas pa zhgënjyer shefin, por as shqiptaret! I kënaqi të gjithë. I priu komisionit si Ogiçi kopesë! Herën e parë atë komision e pat drejtuar heroikisht Ulsiu, por atij iu thye veza në dorë sepse puna u ndal në mes! E mira me drithërimat e saj i buzeqeshi Alketit, i cili mbet’ jashtë listës për deputet!! Dëshmo sa vlen, sa më do mua, deri ku shkon sakrifica jote ishte nënteksti!! Për një çast një dilemë në formë djerse i zbukuroi ballin vitrinë mendimesh të vyera!! A më mirë gazi i botës apo hasëm me atë që na ka kapur topet me dorën si darë!!??

Një si dhimbje i erdhi nga poshtë e bashkë me të edhe mendja! Iu kujtuan ca zarare andej nga bregu i Jonit! Dreqi ta hajë botën dhe gazin e saj, mërmëriti dhe falenderoi shefin për besimin dhe mundësinë që i dha!! Një muaj rresht nuk i bëri syri tërr! Lexoi ç’i thanë, i qetë dhe krenar!! Por sot ai pa frytet e punës së tij!! Kishte berë prova para pasqyrës që zëri t’i dilte i kulluar e qelibar, me ton të sigurtë dhe variacion timbror sa herë lexontë fjalën “pro” në votimin për shkarkimin e Presidenti të Republikës!

Ai me gjasë mendonte se shefi po e kqyrte nga ekrani duke mërmëritur, “djalë i gjindshëm ky Keti, nuk mendon dy herë për të bërë çfarë lipset firauni- do ia jap një agjenci për ta drejtuar me nikoqirllëk!” Një parlament surrogato plot me Alket Hysenër, i cili s’e ka për gjë të vihet në sherbim të një njeriu të vetëm, të një sunduesi i cili ka dy ekzigjenca: një të shmangë diskursin mbi masakren zgjedhore dhe së dyti të shfryjë mllefet personale ndaj Ilir Metës!! Diskutime komike, durtrokitje tragjike të një mase amorfe pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet personal, pa ndërgjegje historike u panë sot në sallën e kuvendit!

Ushtari Zhvejk asnjë lidhje s’ka me ushtarin Alket!! Ai kishte ndërgjegje, vetëdije, gjykim dhe krenari, ndërsa ushtari Alket ka vetëm bark!! Dikush do thotë po ç’faj ka Alketi i gjorë ose gjithë alketushat në atë thes, faji është i Edi Ramës!!? Nuk është edhe aq e vërtetë, vetëm pjesërisht! Alket’hanja i hap çdo rrugë Edi Ramës dhe sa më shumë Alketusha të ketë, aq më ngrohtë ndihet ai!! Alketi është një prej te shumtëve, një tjetër do ia zërë vendin në parlamentin e ri! Por Alketi do jetë gjithmonë aty e kudo!

Ai rron në zemrat dhe mendjet tona! Ai është Alket Hyseni ynë me dhe pa faj në të njëjtën masë aq sa ia lejon shoqëria nga të dyja !!! Me Alketët s’ka ligj që nuk ndryshohet, s’ka Kushtetutë që reziston, nuk ka ‘armik’ që nuk ndëshkohet!! Dhe ata do të shtohen, do të harlisen si misri pas shiut!!! I ujit çdo mëngjes Edi Rama dhe atyre nga shëndeti u shkon kryet mbi re!!! /SYRI.net

Tags: Alket Hyseniedi ramaGjekmarkaj

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
“Nga 14 qershori”, ministrja Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje

“Nga 14 qershori”, ministrja Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 10 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 10 qershor 2021

Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Si e prekën fundin pa lavdi Sali Berisha dhe Ilir Meta







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com