E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Nga 14 qershori”, ministrja Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje

Nga data 14 qershor do lehtësohen masat nëpër burgje. Kjo është konfirmuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi me drejtorët e burgjeve. Duke filluar nga 14 qershori, do të lehtësohen kufizimet nëpër burgje, që u ndërmorën në kuadër të pandemisë. Për shkak të pandemisë, u pezulluan të gjitha takimet e të burgosurve me familjarët, por u mundësua komunikimi online. Me përmirësimin e situatës, uljen e infektimeve dhe pothuajse zerimin e humbjes së jetëve, Gjonaj ka dhënë lajmin e mirë se tashmë do të fillojnë takimet me familjarët, do ketë aktivitete sportive dhe do të jepen leje të veçanta.

“Kanë humbur jetën 7 punonjës të policisë së burgjeve nga Covid-19. Ne ishim të detyruar që të pezullojmë të gjitha takimet e të burgosurve me familjarët, por ne u mundësuam komunikimet online.

Ne ndërmorëm një iniciativë për leje të veçanta për disa grupe të denuarish me afat 3-mujor. Nga akti-normativ morën leje të posaçme 450 të dënuar. Kjo praktikë rezultoi shumë e suksesshme pasi të dënuarit u kthyen në insitucionet, gjithashtu duhet thënë që leja e posaçme u zgjat nga 3 muaj në 6 muaj për këta të burgosur që ishin dënuar për vepra të lehta penale.

Dy godinat e spitalit të Shënkollit që u përdorën si vend karantine, janë akoma në funksion për të shmangur çdo lloj situate tjetër që mund të kemi në ditët në vijim. Punonjësit e burgjeve do të kenë rritje të pagës. Deri më tani janë vaksinuar 2600 punonjës të burgjeve.

Do të lehtësohen disa masa kufizuese për një periudhë të përkohshme të të dënuarve, për të parë se si do të jetë situata. Lehtësimi i masave kufizuese është kryer në sugjerim të Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile. Fillojnë takimet me familjarët, do të jepen leje të veçanta dhe do të rifillojnë aktivitetet sociale. Këto masa futen në fuqi në 14 qershor”, tha ndër të tjera Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Lexo edhe :   Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...