Epidemologu Ilir Alimehmeti është shprehur në emisionin “Log” në ABC se fundi i pandemisë është vendimmarrje politike. Teksa po diskutohej për pandeminë, ai tha se fundin mund ta deklarojë çdo shtet më vete. Sipas tij, nisja e pandemisë njoftohet nga OBSH, ndërsa fundi është politik, pasi jo çdo shtet mund të ndodhet në të njëjtën situatë.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Çfarë do thotë Alimehmeti
Alimehmeti: Gjithmonë deklarohet nga OBSH, ajo monitoron sëmundjet e reja. Ajo e deklaron pandeminë. Megjithatë dalja nga pandemia mund të jetë dhe në shtete të ndryshme që marrin vendime. Dalja është edhe një arsye socio-ekonomike.
Xhafo: Do e thuash apo ta them unë se çfarë the? Më saktë po të citoj më ke thënë: Fundi i pandemisë është vendim politik.
Alimehmeti: Më the që mbyllja e një pandemie është dhe një vendim politik, ndryshe nga fillimi i saj. Për saktësi po e them edhe njëherë se fillimi u deklarua nga OBSH, fundi u deklarua nga presidenti. Në hyrje jemi të gjithë njësoj, në dalje çdo shtet është ndryshe.