Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Alibeaj: Bashkëpunimi i politikës me bandat ka shkatërruar themelet e demokracisë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Alibeaj mbledh grupin parlamentar në selinë blu, ja formula si do zgjidhet Presidenti

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përjell një reagim marrë shkas nga ekzekutimi që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Shkodër. Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua nga një mjet në lëvizje teksa po pinte kafe. Atentati u regjistrua rreth orës 07:20, në vendin e quajtur ‘Merkata e Rusit’, në lagjen ‘Partizani’. Sipas Alibeajt, ka një marrëdhënie të ngushtë mes politikës dhe bandave. Ai shton më tej se është një marrëdhënie e ngushtë, saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda. Ky ‘bashkëpunim’, për Alibeajn, ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka ‘vrarë’ shtetin.

Statusi

Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizojë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëve u kujtohet se si kur shpërthenin minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati.

Sot dëshmitarët po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku.

Një marrëdhënie e ngushtë saqë është e vështirë të kuptosh ku nis shteti dhe ku nis banda! Një bashkëpunim perfekt që ka shkatërruar themelet e demokracisë dhe ka vrarë shtetin!

Jo rastësisht krimi i organizuar ka gjetur strehën e tij në këtë mazhorancë dhe në këtë qeveri për këto 8 vite e më shumë. Jo rastësisht dekriminalizimi prodhoi “heronjtë” e tij nga kjo mazhorancë.

Jo rastësisht dizenjimi non grata identifikoi se kush ishin grupet e strukturuara kriminale të përfshira në politikë dhe që blinin e grabisnin vota, që Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes të merrte e të mbante pushtetin e inkriminuar.

Shqipëria nuk ka përse të kalbet nga krimi i organizuar që bashkëjeton me politikën. Shqiptarët nuk kanë përse të jenë pengjet e një kryeministri që ortakërinë dhe besnikërinë e ka me grupet kriminale dhe jo me qytetarët.

E vetmja rrugë për të shpëtuar është që drejtësia ti shkojë kësaj skeme deri në fund. Duke dënuar të pushtetshmit pa të cilët krimi nuk do të depërtonte kaq shumë në jetët tona.

Nuk ka rrugë tjetër që ky vend të kthehet në shinat e ligjshmërisë, sigurisë dhe demokracisë.

Sa më shumë qëndron Edi Rama me strukturën e tij kriminale në krye të pushtetit që e ka lënë peng tek bandat që i dhanë pushtetin, aq më shumë pushka do të krisë, aq më shumë do të ndëshkohen shqiptarët, aq më shumë do të vriten mes tyre shqiptarët, aq më shumë do të vuajnë shqiptarët, dhe do të ikin nga ky vend që nuk ofron as siguri e as demokraci.

Tags: Enkelejd AlibeajNaim BajriPD

TË LIDHURA

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!
Aktualitet

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!

11:45 | 31/10/2025
Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës
Aktualitet

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

10:50 | 31/10/2025
Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
Aktualitet

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:48 | 31/10/2025
Next Post
Gjiknuri: Pasdite do të mësoni emrin e kandidatit për President

Gjiknuri: Pasdite do të mësoni emrin e kandidatit për President

Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur!

Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur!

Ambasadori i Kievit në Ankara: Turqia po blen grurin e vjedhur nga Rusia

Ambasadori i Kievit në Ankara: Turqia po blen grurin e vjedhur nga Rusia







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!
Aktualitet

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!

by mirseda
11:45 | 31/10/2025
0

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj në mbyllje të fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese deklaroi se nuk kërkon mëshirë...

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

10:50 | 31/10/2025
Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:48 | 31/10/2025
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:40 | 31/10/2025
Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn

10:18 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com