Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Alibeaj: Ai që qëndron nga godina përballë, fërkon barkun. PS: Raundi i dytë të jetë në 23 maj

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Alibeaj: Ai që qëndron nga godina përballë, fërkon barkun. PS: Raundi i dytë të jetë në 23 maj

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Dje u zhvillua raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka propozuar datën 23 maj për raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit. “Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet të hënën në 23 maj, në orën 18:00. Ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla.

Mediu: Opozita të shkojë me një emër të përbashkët, ose të largohet nga procesi

Kreu i Partisë Republikane tha se kolegët e opozitës duhet të bien dakord për emrin e një kandidati për President, ose të vendosin ndërprerjen e pjesëmarrjes në këtë proces. Mediu ka ritheksuar kërkesën që të shkojnë me emra konkret në raundet e tjera, për zgjedhjen e Presidentit të ri. Gjatë mbledhjes, ai tha se nuk duhet të humbasin kohë me debate, por opozita të shkojë me emër konkret ose të mos marrë më pjesë në këtë proces.

Fatmir Mediu: Mendoj që në raundet që vijnë, domosdoshmërisht jo të bëjmë seanca bosh pa kuptim se zhvlerësojmë Parlamentin, por seanca me negocime konkrete me kandidatura të negociuara por në rastin më të keq me kandidatura të propozuara nga deputetë të opozitës në mënyrë që t’i tregojmë qytetarëve që duam President të qëndrojë mbi palët. E sjell një qasje të re në sjellje, veprim në institucionin e Presidentit, zhvillimet politike e zhvillimet ndërkombëtare.

Nëse do vijojmë pafund diskutime e do shkojë në seanca bosh pa kandidat, të paktën personalisht por besoj dhe opozita duhet të mos bëhemi pjesa e një procesi fasadë e farsë që të presim të vijë raundi i 4 dhe i 5, të veprohet me mazhorancë të thjeshtë. O do mbajmë qëndrim për të shkuar me kandidat, ose duhet të vendosim ndërprerjen e pjesëmarrjes në këtë proces.

Alibeaj: Rama hipokrit, do të shtyjë raundet që ta zgjedhë vetë Presidentin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i kërkoi mazhorancës që të zgjedhin një President mbi palët, por tha se Rama është hipokrit dhe se po kërkon që të shtyjë raundet që të shkojë tek raundi i katërt. “Në një proces të tillë e rëndësishme është si hyn. Ne si PD kemi menduar të hyjmë dinjitozë. Kemi bërë atë që jo të gjithë e mendonin. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitozë. Më e rëndësishme është si del për të qenë akoma më dinjitozë.

Në një situatë të tillë kur dihet mirë që mazhoranca i ka të vjedhura mandatet, na duhet shumë më tepër në të tjerëve të ruajmë dinjitetin. E dimë që i keni 71 vota. E dimë dhe si i keni marrë. I keni vjedhur.

E di fare mirë se çfarë legjitimiteti keni ju për ta zgjedhur në raundin e katërt dhe të pestë. Ne bëmë këtë hap. I thjeshtë. Disa kritere duhen përcaktuar. Disa kritere ligjore që figura presidenciale duhet të ketë. Disa vlera që duhet të mbartë për të cilat duhet të biem dakord. E pra jam dakord që duhet të biem dakord. Por për të qenë një proces që të jetë dinjitoz, dhe të mos shndërrohet në farsë dhe lojë ku ai që qëndron nga godina përballë të fërkojë barkun me dëshirën për të luajtur me opozitën. Qëndrimi parimor besoj se është i duhuri. Besoj se duhet ta sfidojmë. Duke qenë serioz, duke marrë pjesë në proces. Duke ofruar edhe një procedurë të thjeshtë. Për të instauruar një proces që të dalë jashtë interesave politike që t’ia japë këtë legjitimitet President. Kjo o bëhet, o nuk bëhet në tre raundet e para”, u shpreh Alibeaj.

 

Tags: AlibeajKonferenca e Kryetarëvemediupresidenti

TË LIDHURA

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

09:44 | 15/10/2025
Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë
Aktualitet

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

09:19 | 15/10/2025
Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit
Aktualitet

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

09:12 | 15/10/2025
Next Post
Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

Drejtësia shqiptare duhet ta çlirojë Shqipërinë nga Ilir Meta

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian "mbështet fuqishëm" aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Meta thirrje Ramës: Le të më çojë në SPAK, asnjëherë s’i jam shmangur drejtësisë

Meta thirrje Ramës: Le të më çojë në SPAK, asnjëherë s’i jam shmangur drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

by mirseda
09:44 | 15/10/2025
0

Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj,...

Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

09:33 | 15/10/2025
Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

09:19 | 15/10/2025
Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

09:12 | 15/10/2025
Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

09:08 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com