Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është akuzuar shpeshherë për përdorimin e Photoshop-it në fotot e saj. E së fundmi, kësaj akuze i shtohet edhe një personazh publik. Bëhet fjalë për kuzhinierin e famshëm Alfio Rrotani, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të lidhjes së tij me moderatoren Fatma Methasanin.
Alfio iu ka kërkuar ndjekësve të tij që t’i bëjnë pyetje, të cilave u ka kthyer përgjigje.
Një ndjekës i Alfios e ka pyetur atë për “sekretin që dalin kaq bukur në foto”.
“Hahahaha, Photoshop si Enca”, i përgjigjet Rrotani ndjekësit, duke thumbuar publikisht këngëtaren e njohur.