Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, ditën e djeshme ka publikuar në rrjetin social Facebook dy foto ku shihet ish-kryeministri Aleksandër Meksi i cili ka vizituar këtë institucion.
“Ish-kryeministri Aleksandër Meksi njihet me dosjet që ish Sigurimi përgatiste për të”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Nga fotot shihet se Meksi duket kurioz dhe i qetë! Në fund të fundit, gjithçka ka kaluar tashmë, por për disa gjëra ia vlen të informohesh!