Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Aleanca Ushtarake Islamike kundër terrorizmit, drejtohet nga Arabia Saudite

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Aleanca Ushtarake Islamike kundër terrorizmit, drejtohet nga Arabia Saudite

Aleanca Ushtarake Islamike kundër terrorizmit filloi mbledhjen e parë të ministrave të mbrojtjes në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka hapur sot takimin e parë të nivelit të lartë të aleancës së udhëhequr nga Arabia Saudite, të vendeve myslimane kundër terrorizmit, duke shprehur përkushtim se ekstremistët më “nuk do ta nxijnë religjionin tonë shumë të mirë”

Ai duke theksuar se me këtë mbledhje do të tregohet një vullnet i fortë në luftën kundër terrorizmit, tha se “Nuk do të pranojmë terrorizmin e civilëve në vendet islame dhe vlerat tona të përmenden me terrorin”.

Princi kurorës i Arabisë Saudite gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij ndaj Egjiptit për personat të cilët kanë humbur jetën në sulmin terrorist ditën e premte.

Në këtë mbledhje merr pjesë edhe ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli.

Qëllimi i koalicionit

Themelimi Aleancës Islamike Ushtarake kundër Terrorizmit ishte njoftuar nga Princi i Kurorës dhe ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman më 14 dhjetor 2015.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 34 shteteve mes të cilëve edhe Turqia, më 15 dhjetor 2015 ishte publikuar një deklaratë e përbashkët, ku mes tjerash theksohej se është vendosur për themelimin e një koalicioni ushtarak nën udhëheqjen e Arabisë Saudite për të luftuar kundër terrorizmit dhe selia qendrore të jetë në Rijad.

Aleanca në të cilën sot gjenden 41 anëtarë përbëhet nga këto shtete: Afganistan, Bahrein, Bangladesh, Benin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brunei, Burkina Faso, Xhibuti, Çad, Marok, Bregu i Fildishtë, Palestinë, Gambia, Gabon, Guinea, Guinea-Bissau, Katar, Komoret, Kuvajt, Libia, Liban, Maldivet, Malajzia, Mali, Egjipti, Mauritania, Niger, Nigeri, Pakistan, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudan, Arabia Saudite, Togo, Tunizia, Turqia, Uganda, Oman, Jordania dhe Jemen.

Fusha e veprimit

Koalicioni ka për qëllim bashkëpunimin për të luftuar kundër radikalizmit dhe terrorizmit, përcaktimin e një diskursi të përbashkët kundër abuzimit të Islamit, intensifikimin e shkëmbimit të ndërsjellë të informacionit dhe inteligjencës, si dhe rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit në këto sfera.

Ministrat e mbrojtjes së Aleancës Islamike Ushtarake kundër Terrorizmit mblidhen për herë të parë.

Tags: aleancaArabia Sauditedrejtohetislamikekunderterrorizmitushtarake

TË LIDHURA

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave
Bota

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

20:10 | 07/03/2026
Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni
Bota

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

19:56 | 07/03/2026
Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve
Bota

Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

19:44 | 07/03/2026
Next Post
Bottas i pari dhe kampioni Hamilton pas tij, Mercedes dominon në Abu Dhabi

Bottas i pari dhe kampioni Hamilton pas tij, Mercedes dominon në Abu Dhabi

Sulmohen me bombë shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së, Haradinaj: Të gjenden autorët

Sulmohen me bombë shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së, Haradinaj: Të gjenden autorët

Brexit/BE favorizon britanikët, kanë 10 ditë kohë më tepër

Brexit/BE favorizon britanikët, kanë 10 ditë kohë më tepër







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave
Bota

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

by mirseda
20:10 | 07/03/2026
0

Autoritetet e Dubait kanë konfirmuar se mbetjet nga interceptimi i një rakete ranë mbi një automjet në...

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

19:56 | 07/03/2026
Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

19:44 | 07/03/2026
Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

19:42 | 07/03/2026
Sulmet ndaj Iranit, SHBA miraton shitjen e 12 mijë bombave me vlerë 150 mln dollarë për Izraelin

Sulmet ndaj Iranit, SHBA miraton shitjen e 12 mijë bombave me vlerë 150 mln dollarë për Izraelin

19:20 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com