Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Albpetrol anulon ankandin për 31 mijë ton naftë, ja arsyeja

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Albpetrol anulon ankandin për 31 mijë ton naftë, ja arsyeja

Kompania Albpetrol njoftoi se është detyruar të anulojë ankandin për shitjen e 31 mijë tonëve naftë për shkak të mungesës së konkurrencës. Në një njoftim të shkurtër mbi këtë situatë kompania publike bëri me dije se asnjë operator nuk ka shfaqur interes për të blerë naftën ofertat për të cilën duhet të paraqiteshin deri në 6 shkurt 2020. Ky ishte ankandi i parë që kompania e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend zhvilloi për këtë vit, ndërkohë që ankandi i fundit u mbajt në maj të 2019 kur u nxorën në shitje 75 mijë ton naftë. Në atë kohë blerja e naftës brut u bë nga kompania “Al Global Oil” për një vlerë rreth 30 milionë dollarë.

Absurdi i interesit zero për naftën e Albpetrol vjen në kushtet kur Rafineria e Ballshit ka muaj që nuk punon duke argumentuar se Bankers nuk e furnizonte më me sasinë e nevojshme, ndërkohë që ky i fundit sqaroi se nga rafineria nuk ishte respektuar pjesa e pagesës.

Në ankandin e fundit të Albpetrol u përcaktua se çmimi minimal fillestar për njësi ishte : 75.37 % e Çmimit Brent + K. Në pikat e lëvrimit: Çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.37 % e Çmimit Brent – 2.49 USD/bbl + K. Sipas shpjegimit  75.37 % është koeficienti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftës, % e squfurit). Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik. Ndërsa 2.49 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim). Në finale  K- është vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).

Vendndodhja e naftës brut sipas dokumenteve ishte pranë Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë.

Sot Albpetrol ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror. Në shumë prej tyre sot, Albpetrol është partner me kompani private koncesionare për zhvillimin e këtyre aseteve.

Kompania Albpetrol administron vetë aktualisht 1.260 puse aktivë që prodhojnë naftë me një prodhim ditor rreth 280 ton.

Albpetroli zhvillon aktivitetin e nxjerrjes së naftës në vendburimet Ballsh-Hekal, Kuçovë, pjesën Jugore të vendburimit Patos –Marinëz, Karbunarë, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë./Monitor

Tags: AlbpetrolankandinAnulonasnjëinteresnafteshfaq

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
Shkëmbim zjarri mes dy makinave në qendër të Shkodrës? Policia zbardh ngjarjen

Hyri me makinë në oborrin e një shtëpie, polici i dehur qëllon pronarin

Mashtronin me kredi fiktive, zbërthehet skema që përdorte grupi prej 6 personash

Efektivi i FNSH-së plagosi 70-vjeçarin, policia jep detajet

Meta konferencë urgjente me gazetarët, arsyeja

Meta konferencë urgjente me gazetarët, arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

by mirseda
21:57 | 29/10/2025
0

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi,...

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

20:50 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com