Një këngëtar në Nigeri është dënuar me varje, pasi akuzohet për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.
Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë e Sheriatit, për kryerjen e blasfemisë nëpërmjet një kënge që qarkullonte në WhatsApp që në muajin Mars.
Sipas BBC, i riu Sharif-Aminu nuk i mohoi akuzat, ndërkohë që gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha se ai mund të apelojë kundër aktgjykimit. Shtetet në të gjithë Nigerinë me shumicë myslimane përdorin ligjin laik dhe atë të Sheriatit, i cili nuk vlen për jo-myslimanët.
Vetëm një nga dënimet me vdekje të miratuara nga gjykatat e Sheriatit të Nigerisë është kryer që kur ato u rivendosën në 1999.
Ndërkohë, mësohet se protestuesit kishin djegur shtëpinë e familjes së këngëtarit dhe ishin mbledhur jashtë selisë së policisë islamike, të njohur si Hisbah, duke kërkuar veprime kundër