Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Akuzat e ministrit Çuçi për gjyqtarët, reagon Gjykata e Fierit

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Gjykata e Fierit ka reaguar pas akuzave të bëra nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme. Çuçi akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime, përfshirë këtu edhe Gjykatën e Fierit.

Çuçi u shpreh se prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Por, sipas Gjykatës së Fierit, në lidhje me rastin e një të pandehuri për armëmbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, Prokurori Erind Reovica ka kërkuar të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi”.

Ndërkohë, gjyqtari Piro Sota tha se Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

Reagimi i Gjykatës së Fierit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier u njoh me deklaratat publike të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, ku ndër të tjera është përmendur edhe vendimmarrja e gjyqtarit Piro Sota, në lidhje me shqyrtimin e një kërkese penale, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit”.

– Ministri i Brendshëm Z. Çuçi deklaroi se: “Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ju informojmë se: “Në datën 17/06/2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale me Nr. 60610-01514-62-2021 (912) Regj.Them., datë 16.06.2021 Regjistrimi, me palë kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e përfaqësuar nga Prokurori Erind Reovica, me objekt: “Vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim I.H. (K.)”, i arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga Neni 278/1 të Kodit Penal”.

– Prokurori Erind Reovica ka kërkuar: Të vleftësohet i ligjshëm arrestimi në flagrance ndaj personit nën hetim I.H. (K.) dhe të caktohet si masë sigurimi ndaj tij ajo e “arrestit në shtëpi” parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

– Gjyqtari Piro Sota në përfundim të gjykimit ka vendosur:

1-Te vleftesoje te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit në hetim I.H. (K.), te dt.15.06.2021 ora 22:00.

2-Te caktoje si mase sigurimi ndaj personit në hetim I.H. (K.) ate te ”arresti ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 te K.Pr. Penal.

3-Urdhërohet personi në hetim I.H. (K.) të mos largohet nga banesa e tij ne lagjen (…….) , njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, pa leje të organit procedues.

4-Urdhërohet policia gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier për zbatimin e masës së sigurimit të arrestit në shtëpi.

5-Kundër këtij vendimi lejohet apel në gjykatën e Apelit Vlorë brënda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Në vendimin e tij, gjyqtari Piro Sota ka arsyetuar ndër të tjera se: “Përsa i përket masës konkrete të sigurimit që do të caktojë ndaj të arrestuarit I.H. (K.), gjykata lidhur me kërkimin e prokurorit për të caktuar ndaj tij atë të “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.P, ka parasysh zbatimin e pikës 3 të nenit 244 të K.Pr.Penale”, në të cilën parashikohet shprehimisht që: “Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori”.

Veprimtaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nuk mund të shkojë përtej asaj çfarë është parashikuar në ligj.

Duke Ju falenduar paraprakisht dhe duke Ju uruar punë të mbarë!

Tags: bledi cuciGjykata e Fieritprokurorereagim

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Mbyllet ankandi për shiritin e Ronaldos, zbulohet çmimi sa është shitur

Pas eleminimit Ronaldo falënderon tifozët, reagon dhe kryeministri portugez

4 viktima dhe 2 të plagosur, si nisi konflikti në Velipojë

4 viktima dhe 2 të plagosur, si nisi konflikti në Velipojë

Janë zgjedhjet e LSI

Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com