Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Akuzat e Kryemadhit/Deputeti i PS-së: Mashtrim për hakmarrje personale

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Akuzat e Kryemadhit/Deputeti i PS-së: Mashtrim për hakmarrje personale

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ka reaguar ndaj akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas saj, deputeti socialist “ka përfituar 125 mijë euro nga afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait të tij”.

Me anë të një analize, ai shpjegon të gjitha arsyet pse e kanë shenjestruar. Bllako thotë se është vendosur në shënjestrën e pronarëve të LSI-së, për hakmarrje personale dhe jo për arsye parimore.

Më tej sqaron opinionin publik se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate konçesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Po sipas tij, nuk ka vepruar në konfilikt interesi. Ndër pikat e parashtruara, ai nënvizon se i ati nuk ka përfituar asnjë qindarkë prej tij.

Statusi

Prej disa kohësh, jam vendosur në shënjestrën e pronarëve të LSI-së për hakmarrje personale, jo për arsye parimore.

Në respekt të transparencës dhe interesit publik, më duhet të sqaroj disa pika kyçe për të rrëzuar njëherë e mirë mashtrimet e LSI.

1 – Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate konçesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Ligji i Konçesioneve dhe Partneritetit Publik Privat përcakton se Sekretari i Përgjithshëm, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në proçedurë, nëse nuk është pjesë e komisionit përgjegjës për dhënien e konçensionit. Nuk kam qenë kurrë anëtar i 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza. Nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga këto komisione.

2 – Nuk kam vepruar kurrë në konfilikt interesi, siç mashtrojnë me dashje kundërshtarët politikë.

Gjatë kohës së shpalljes së fituesit për impiantin e Tiranës nuk ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Fituesi është shpallur në 17 Gusht 2017 dhe kontrata është lidhur në 31 Gusht 2017. Kam ndërprerë mardhëniet e punës në Ministrinë e Mjedisit më 27 Korrik 2017 dhe jam emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë më 31 Korrik 2017.

3 – AKUM, agjenci që e kam drejtuar nga 26 Shkurt 2019 deri më 05 Mars 2021 ka ZERO lidhje me impiantin e Tiranës. Kjo agjenci nuk ka qene KURRË pjesë as në proçedurë, as në menaxhim. Kjo vlen njësoj për periudhat e si për drejtuesit para meje, ashtu dhe për ata pas meje.

AKUM nuk ka asnjë rol në politikbërjen apo menaxhimin e mbetjeve. AKUM është agjencia përgjegjëse vetëm për ndërtim infrastrukture në sektorin e mbetjeve.

4 – MË E RËNDËSISHMJA! Babai im nuk ka përfituar KURRË asnjë qindarkë prej meje.

Im atë është një nga sipërmarrësit e parë në vitet ‘90. Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Nuk ka ASNJË konflikt interesi timin me punën e kryer prej tij në Impiantin e Tiranës, punë që e ka filluar 1 vit e 3 muaj, pasi isha larguar nga Ministria e Mjedisit dhe ushtroja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare.

ZERO vendimarrje e imja, në çdo hallkë të këtij proçesi! ZERO konflikt interesi!

Ata që akuzojnë kanë të drejtë vetëm për diçka! “Folloë the money” dhe shumë shpejt do të mbërrijmë në destinacion!

Tags: Alqi BllakoinceneratoretKryemadhi

TË LIDHURA

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar
Aktualitet

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

11:19 | 07/08/2025
Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal
Aktualitet

Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

11:07 | 07/08/2025
Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta
Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

09:58 | 07/08/2025
Next Post
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

LSI: Të rinumërohet Durrësi e Berati, të ribëhen zgjedhjet në Gjirokastër

Braimllari-deputetit të PS-së: Përgjigju në SPAK!

38% e të punësuarve në vend paguhen me pagë minimale ose më pak

38% e të punësuarve në vend paguhen me pagë minimale ose më pak

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar
Aktualitet

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

by mirseda
11:19 | 07/08/2025
0

Në prangat e policisë kanë rënë 4 të rinj në Kukës, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie...

Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

11:07 | 07/08/2025
Arrihet marrëveshja për takimin Trump-Putin,

Arrihet marrëveshja për takimin Trump-Putin,

11:05 | 07/08/2025
Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global

Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global

10:40 | 07/08/2025
Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

09:58 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com