Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Akuzat e Finos detyrojnë FSHF-n të bëjë transparencë fondesh

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Akuzat e Finos detyrojnë FSHF-n të bëjë transparencë fondesh

Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka dalë në një komunikim për mediat, pa pranuar pyetje, për të sqaruar opinionin publik në lidhje me akuzat e rënda të ngritura nga kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino.

“Të nderuar gazetarë!
Jam sot përpara jush për të sqaruar opinionin publik në lidhje me disa akuza të ngritura nga ana e ndonjë kandidati për president të FSHF-së, apo edhe e ndonjë individi, pjesë e stafit të tij, në lidhje me keqinformimin mediatik mbi financat e FSHF-së.

Edhe pse jemi në një periudhë të administrimit të procesit zgjedhor, me tagrin e funksionit të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, si administrator i institucionit në këto vite, ndiej detyrimin për të sqaruar opinionin publik dhe anëtaret e federatës për këto akuza. Pavarësisht se çdo vit, anëtarët njihen me pasqyrat financiare të FSHF-së, në Asamblenë e Përgjithshme, por njëherësh edhe me raportin e auditorit ndërkombëtar të kontraktuar, “DELOITTE ALBANIA”, më poshtë po adresojmë disa të dhëna:

NË LIDHJE ME AKUZEN PER BUXHETIN E FSHF

Është kategorikisht e pavërtetë dhe një keqinformim shifra prej 24 mln euro në vit e buxhetit të FSHF-së. Për transparencë të opinionit publik, shkurtimisht po ju them që:
Në vitin 2014, buxheti ka qenë 1 mln euro. Në vitin 2015, buxheti ka qenë 8 mln euro. Në vitin 2016, buxheti ka qenë 1 mln euro. Në vitin 2017, buxheti ka qenë 2 mln euro. Në vitin 2018, buxheti është 1 mln euro (në shifrat e mësipërme nuk përfshihen të ardhurat nga “EURO 2016”, si dhe fondet e akorduara nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e dy stadiumeve).
Këto janë shifrat zyrtare të buxheteve vjetore të FSHF-së, ta miratuara në asambletë e përgjithshme.

AKUZA PËR DEKLARIMET E RREME NË UEFA

Në Lidhje me deklarimet e ndryshme financiare në UEFA, sqarojmë personat në fjalë, por mbi të gjitha opinionin publik, që rreth 70% e buxhetit të FSHF-së është e mbuluar nga fondet e FIFA-s dhe UEFA-s, dhe ka monitorim e auditim direkt prej tyre. Këto të ardhura auditohen tërësisht nga FIFA dhe UEFA.

Më konkretisht:
Për vitin 2016, fondet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin 68.5% e buxhetit. Për vitin 2017, fondet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin 70% e buxhetit. Për vitin 2018, këto fonde shkojnë në rreth 72% e buxhetit.
Të gjitha hamendësimet e tjera për deklarime të rreme janë thjesht dhe vetëm një keqinformim, që i bëhet opinionit publik.

AKUZA PËR SHPENZIMET NË KOMPANINË TURISTIKE “VAS TUR”

FSHF disponon në mënyrë të pavarur sistemin e biletarisë “Amadeus SELLING platformë”, të cilin e përdor për përcaktimin e itinerareve të ndryshme, nëpërmjet të cilit merr çmimin direkt të kompanive ajrore. Kompania “Vas Tur”, nga ana e saj, ekzekuton vetëm finalizimin me nr. elektronik të biletës së udhëtimit, sipas rezervimit të kryer nga sistemi “Amadeus” i FSHF-së.
FSHF mbulon biletat e ekipeve kombëtare për ndeshjet zyrtare e miqësore, turnetë zyrtarë e miqësorë, si më poshtë vijon:

Për ekipin Kombëtar A.
Për ekipin kombëtar U-21.
Për ekipin kombëtar U-19.
Për ekipin kombëtar U-17.
Për ekipin kombëtar U-15.
Për ekipin kombëtar A të femrave.
Për ekipin kombëtar U-19 të femrave.
Për ekipin kombëtar të futsall.
Për ekipet kombëtare U-16, U-18 dhe U-20.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit për të gjithë lojtarët dhe stafet e këtyre ekipeve kombëtare mbulohen nga FSHF.

Është deklaruar në media që FSHF i ka paguar kësaj kompanie 1 mln euro vetëm në vitin 2016. Po ju sqaroj se, në vitin 2016, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Europian dhe shpenzimet e nevojshme, FSHF ka paguar në total shumën prej 715.000 euro, ku rreth 60% e saj ka shkuar për organizimin dhe akomodimin në “EURO 2016”.

AKUZA mbi 54 MLN EURO të paguara për Kompaninë PLUS

Kjo është një tjetër farsë mediatike, pasi shuma totale e paguar në vitin 2017 për kompaninë PLUS është 3.8 mln lekë të reja për shpenzimet telefonike të administratës së FSHF.

AKUZA NË LIDHJE ME PAGESAT PERKOMPANINE “TOP-AL”

Pagesa në shifrën prej 270.000 euro për kompaninë “TOP-AL” ka mbuluar të gjithë aksesorët e mobilimit për stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, me një volum pune të jashtëzakonshëm, shoqëruar me pasqyrat përkatëse të punës. Kjo kompani është kontraktuar sipas të gjitha rregullave dhe proceduarave financiare, me të cilat operon FSHF.

Tags: akuzatbëjëdetyrojneFinosfondeshFSHF-ntransparence

TË LIDHURA

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Next Post
Sondazhet, maqedonasit pro ndryshimit të emrit

Sondazhet, maqedonasit pro ndryshimit të emrit

Nju Jork, portreti i Trump me monedha

Nju Jork, portreti i Trump me monedha

Burnely ndal Cityt, shkëlqen Danilo me supergol (Video)

Burnely ndal Cityt, shkëlqen Danilo me supergol (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com