Aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushku do të bëhet nënë për herë të parë. Fotot që konfirmojnë pritjen e ëmbël të Eliza Dushkut, kanë dalë vetëm ditën e djeshme gjatë pjesëmarrjes së saj dhe bashkëshortit në premierën e filmit “Mapplethorpe” në New York.
Eliza Dushku shoqërohej nga partneri i saj Peter Palandijan. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni martesore në gushtin e vitit të kaluar. Ndonëse gjithçka fillimisht u mbajt private, nga të ftuarit VIP, tek organizimi apo detajet e tjera nga dasma, pak më vonë do të ishte vetë Eliza Dushku që do të ndante lajmin e bukur.