Një debat i nxehtë me kolegen që ka përfunduar më tej me një incident, i ka kushtuar shumë një ndër aktorëve më të dashur turk.
Aktori i njohur Can Yaman, ka përfunduar në gjykatë pasi akuzohet nga një kolege e tij aktore, Selen Soyder, me të cilën ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”, se e ka djegur duke e sulmuar me një filxhan çaj të nxehtë.
Selen Soyder e akuzon aktorin se i ka hedhur çaj të nxehtë, teksa po debatonin. Nga ana tjetër, aktori e hedh poshtë pretendimin nga ana e saj.
Can Yaman ka deklaruar se e ka hedhur gotën me çaj në dysheme, por Selen e mohon këtë.
Yaman duhet t’i paguajë aktores 1200 euro. Aktualisht, Can Yaman po luan në një nga serialet më të ndjekur për momentin në Turqi me titull “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.
Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi. Ai njihet gjithashtu për faktin që është me origjinë nga Prishtina, detaj ky që është konfirmuar nga vetë aktori.
Në një intervistë, aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare Can Yaman, ka folur lidhur me rrënjët e tij. Can ka treguar se babai i tij është me origjinë nga Prishtina, dhe se në familjen e tij flasin shqip.