Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Aktorët, dhe kullat që do tʼi marrin frymën Teatrit Kombëtar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Aktorët, dhe kullat që do tʼi marrin frymën Teatrit Kombëtar

Nga Enton Abilekaj/Zemërimi i aktorëve të njohur të skenës dhe ekranit, është bërë hit tashmë nëpër televizione e portale. Ata që nuk janë përfshirë në politikë, që, ndryshe nga kolegët e tyre perëndimorë, kanë hezituar rolin e intelektualit dhe asnjë rol në skenë, këtë herë nuk po kujdesen. Krejt pa politesë, i dhanë fund durimit për t’u sjellë “trishtime e kobe” rilindasve të kapur në befasi. Pasi nënshtroi shoqërinë civile, arriti të merret vesh me opozitën dhe i futi në xhep mediat tradicionale, Rilindja u zgjua befas e tronditur nga zemërimi i Robert Ndrenikës. Ishte i pari, por jo i fundit.

Dhjetra aktorë e regjisorë, janë tashmë bashkë në një rezistencë të shpallur ndaj projekteve të Edi Ramës për artin skenik dhe kinematografinë. Nëse nga 2013, me kontratat 6 –mujore, me projektet e kontrolluara nga Ministria dhe me presionin administrativ, ata heshtën, nuk u angazhuan, zgjodhën sigurinë, sot për godinën e Teatrit dhe projektligjin për artin dhe kulturën, situata është ndryshe. Ata që kurrë nuk janë përfshirë në çështje politike, pavarësisht kërkesës së mediave dhe shoqërisë, sot kërkojnë mbështetjen e medias dhe shoqërisë në një betejë me Rilindjen në vecanti dhe politkën në përgjithësi.

Në letër, është e vështirë të kuptohet nëse trupa e aktorëve dhe regjisorëve ka të drejtë. Projekti për Teatrin Kombëtar, ashtu siç është paraqitur nga Ministria e Kulturës, duket i denjë për atë emrin që mban institucioni. Godina aktuale, përveçse e amortizuar, nuk ka as arkitekturën e përshtatshme. Projekti i një godine të re, nuk është kundërshtuar, madje është kërkuar prej vitesh nga trupa e TK. Ashtu si nuk mund të mohohet se nevoja për ta ndryshuar menaxhimin e Artit dhe Kulturës është imediate.

Prej me shumë se 20 vjetësh Qendra Kombëtare e Kinematografisë kontrollohet nga 6 shoqata kineastësh, që zgjedhin anetarët e Bordit dhe ndajnë projektet me njëri – tjetrin. Nuk ka konkurencë, nuk ka nxitje talentesh, ka vetëm miq që qarkullojnë me projekte të miratuara paraprakisht. Kjo situatë e ka rrënuar totalisht edhe atë pak cilësi që kishte kinemaja shqiptare. Ndryshimi është i domosdoshëm, aksush nuk mund të zemërohet nda ndryshimi, askush nuk mund të gjejë mbështetje për këtë. Por atëherë pse Robert Ndrenika udhëhoqi një zemërimin e pandalshëm të artistëve? A drejtohet ajo kundër godinës së re të teatrit apo kundër projektligjit për artin dhe kulturën? A nuk ka të drejtë Ministrja e Kulturës kur flet për nevojën e ndryshimit?

Në dukje po, por revolta nuk është kundër asaj që duket. Ata që protestojnë sot dhe kërkojnë aleancën me shoqërinë civile dhe mediat, nuk janë kundër ndryshimit. Ata janë kundër mungesës së transparencës, janë kundër bishtave që Edi rama dhe Qeveria e tij i nxjerrin çdo projekti që shitet si zgjidhje, por në fakt është një biznes i tij me shokët ndërtues. Ata kanë frikë se kulla e Stadiumit Kombëtar, do të ngrihet si bisht apo më keq si trup mbi Teatrin Kombëtar, do t’i marrë frymën dhe do ta zhdukë si simbol, ashtu siç zhduku simbolin e Stadiumit Kombëtar. Ata e dinë, ashtu si të gjithë shqiptarët që jemi vendi i vetëm në botë që Stadimin Kombëtar të Futbollit e kemi me bisht, e dinë që këta prishin Parkun historik të Lodrave, me projekt për lulishte që në fakt është një kullë e re, e dinë që Rilindja e quan “zhvillim të zonës”, shndërrimin e lulishteve në pallate, e dinë që në 2002 Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektoi një kullë që do ta gllabëronte Teatrin Kombëtar.

Aktorët nuk hezitojnë të shkojnë tek Turbina, me kushte të mira për të dhënë shfaqje, për sa kohë do të ndërtohet Teatri, por kanë frikë se nuk do ta gjejnë më Teatrin. Ashtu sic e dinë se nuk mundet që një klan i vogël të kontrollojë ato pak miliona që investohen për Kinematografinë, por kanë frikë se financimi I projekteve artistike do të përfundojë si financimi I shoqërisë civile nga AMSHC, ku një grusht besnikësh marrin miliona për t’i shërbyer qeverisë.

Ata nuk janë kundër ndryshimit, ata janë kundër maskës së ndryshimit, nuk janë kundër zhvillimit, janë kundër asaj që Rilindja quan “zhvillim”, që në fakt është shkatërrim pa kthim, varrosje nën beton e historisë dhe vlerave.

Tags: aktoretfrymënKullatmarrinTeatrit Kombëtar

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Nafta në detin e Qipros përplas Turqinë me Italinë

Nafta në detin e Qipros përplas Turqinë me Italinë

UEFA bën shembull ekipin belg, pasi bavarezët hodhën euro në fushë

UEFA bën shembull ekipin belg, pasi bavarezët hodhën euro në fushë

Juves i mjaftojnë vetëm 2 minuta dhe Higuain shënon supergol (Video)

Juves i mjaftojnë vetëm 2 minuta dhe Higuain shënon supergol (Video)







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com