Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar).
Në videon e publikuar në “Report Tv”, shihet se si makina tip ”Citroen” futet në parakalim me një makinë ngjyrë të zezë, e cila nuk i hap krahun, madje duke shtuar gazin.
Në korsinë tjetër vinte kamioni, me përplasjen që rezultoi fatale për Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe.
11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj në gjendje kritike.
Familja që u shua ishte rezidente në Zvicër, dhe ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.