Zyrtarët thonë se 15 persona kanë vdekur, pas një aksidenti të madh në Turqi. Një autobus pasagjerësh raportohet se u përplas me automjetet e parkuara të shërbimit të urgjencës në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep mëngjesin e sotëm.
Sipas raporteve lokale, 15 persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, dy ndihmës mjekë dhe dy gazetarë, humbën jetën në aksident.
Autobusi mbeti i përmbysur pas përplasjes. Pamjet nga skena e aksidentit tregojnë njerëz që përpiqen me dëshpërim të trajtojnë të plagosurit.
Në internet, tragjedia është krahasuar me një ‘masakër’. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka publikuar një deklaratë në faqen e tij në Facebook.
Ai shkroi: “Na vjen keq për humbjen tonë”.
Sipas gjetjeve paraprake, rezultati i autobusit që goditi 112 ekipet e Shëndetësisë, Zjarrfikësve dhe Policisë të përfshirë në një aksident në autostradën Gaziantep Nizip;
“Gjithsej 15 qytetarë tanë kanë humbur jetën, mes të cilëve dy punonjës shëndetësorë, dy reporterë të IHA-së, tre zjarrfikës dhe tetë pasagjerë. Të plagosurit janë dërguar në spital. Guvernatori ynë, shefi ynë i policisë janë në vendin e aksidentit. Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë të ndjerë, dhe shërim të shpejtë të plagosurve tanë”.
Dy gazetarët mendohej se raportonin në emër të Agjencisë së Lajmeve İhlas. Guvernatori Davut Gul, i cili përfaqëson rajonin e Gaziantepit, vizitoi vendin e aksidentit këtë mëngjes.
Aksidenti ka ndodhur në orën 10:45 me orën lokale, konfirmoi ai për gazetarët lokalë. Guvernatori Gul tha në një deklaratë: “Sipas përcaktimeve fillestare kemi 15 qytetarë që kanë ndërruar jetë, mes tyre tre zjarrfikës, dy personel shëndetësor, dy gazetarë. Tani të plagosurit janë dërguar në spital. Zoti mos i tregoftë më aksidente të tilla”.
Burimi i lajmit: METRO. Përshtatur nga Tirana Today