Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetase italiane dhe plagosjen e burrit të saj ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.
Pas mbërritjes në vendngjarje të policisë, konstatohet se një turiste italiane e cila udhëtonte me motorçikeltë, bashkë me bashkëshortin e saj, ka mbetur e vdekur ndërsa i shoqi i saj është plagosur.Aksidenti ishte me pasoja fatale për shkak të shpejtësisë së madhe pas përplasjes me një makinë. Policia ka tërhequr trupin e italianes, ndërsa është dërguar drejt Tiranës bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.