Një aksident me dy të plagosur është shënuar në Qafën e Buallit, në afërsi të qytetit të Bulqizës.
Një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga, dhe është përmbysur. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e mjetit.
Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Bulqizës. Bluzat e bardha thonë se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.