Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan. Viktima është identifikuar si shtetesja me inicialet N.B. Në vendngjarje ndodhen dy autoambulanca.
“Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja N.B, 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.