Gjatë natës u shënua një aksident me pasojë përplasjen e 11 automjeteve, në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip Benz me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga, duke u përplasur me disa automjete të tjera të parkuara në këtë zonë.
Informacionet bëjnë me dije se drejtues i mjetit që ka përplasur mjetet e tjera është Kreshnik Lilaj, kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip Benz, i cili është jashtë rrezikut për jetën.