Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Akademiku Artan Fuga ka 5 pyetje për Lulzim Bashën, “A do art zotni?”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Artan Fuga, postimi në facebook:

A do pak art zotni?

Artistët e lënë rrugëve dhe pesë pyetje për z. Lulzim Basha

Në këtë fushatë elektorale kur partia në qeverisje nuk ka çfarë të thotë për ndonjë arritje në fushën e artit, për progresin e shoqërisë në këtë sektor, dhe opozita sigurisht e vendos theksin në çështje shumë më djegëse për shqiptarët sesa arti, gjithsesi pyetja të lind: Po artistët?

Kur pyes veten sa më sipër më kujtohet një ngjarje në Panairin e Librit dy vite më parë. Një menaxher arti nga Kosova, mik imi, më takoi dhe më tha: Kam një peng me t’pyt! Çfarë ndodh me shumë artista nga Shqipëria, aktorë, këngëtarë, libretistë, etj., që sapo u flet për ndonjë projekt krijimi, menjëherë mendjen e kanë te lekët, te paratë?

Sa nuk më ra tavani i Pallatit të Kongreseve mbi kokë. “Janë në vështirësi financiare prej dekadash!” – iu përgjigja. Kjo është arsyeja. Miku kosovar tundi kokën në shenjë mirëkuptimi dhe heshti i menduar.

Ata artistë krijues që janë në moshë pune e krijimtarie mezi nxjerrin bukën e gojës, ose punojnë në profesione të tjera, lënë ndonjë dyqan me qira, rrinë e fryjnë sytë më kot, qajnë hallet me njeri tjetrin, kurse ata që janë në pension mezi arrijnë të mbyllin muajin varfërisht. Janë të shpërndarë secili në hallin e tij.

Kur u debatua me vite për teatrin dhe ndërtesën e tij, vetëm aktorët, regjizorët, skenaristët, skenografët, ata të shumtit në gjithë Shqipërinë nuk u ndjenë. Ku janë? – pyesja veten. Veç disave që u mediatizuan nga pushteti dhe lëviznin sa andej këndej me siklet hipokrit për ta çuar “topin” në pikën e penalltisë që i “zoti i topi” ta gjuante në portën pa portier.

Ku janë? Janë hallexhinj që mesi jetojnë, që askush nuk i mbështet për të krijuar, që i kanë venë në pozitën që për të marrë ndonjë rol, kënduar në skenë, marrë ndonjë projekt filmi a punuar në radiotelevizion u duhet patjetër të heshtin, të rrinë si hallexhinj, të përgjumin ndërgjegjen qytetare dhe artistike, dhe sidomos të heshtin.

Presioni politik dhe administrativ e ekonomike mbi ta është i jashtëzakonshëm.

Gjithandej institucionet artistike, sidomos, në rrethe janë në gjumë. Nuk pipëtin miza. Te merr malli të shkosh në një shfaqje teatri, të shohësh në kinema ndonjë film shqiptar, të mos pretendosh pastaj të dish repertorin e vitit që vjen të koncerteve sinfonike, të shfaqjes të ansamblit, a ndonjë vepër operistike. Gjithë jetën artistike e ka zaptuar televizioni.

Ndërkaq drejtimi i institucioneve kulturore dhe artistike, muze, teatro, e çfarë ka mbetur bëhet nga individë që patjetër duhet të kenë mbështetjen e pushtetit dhe politikës në fuqi. Në një farë mënyre drejtohen nga persona që dashje pa dashje janë në rolin Zhdanovit, pra që vigjilojnë që në art të shfaqen të besuarit e partisë, që veprat të jenë “të pastra” nga ana ideore e politike. Partishmëria politike vazhdon të jetë kriteri i parë i vlerësimit të krijimtarisë artistike në këto institucione.

Këtu paradoksi bërtet e thërret. Arti është gjithmonë përtej reales prandaj është kritik e provokativ, është përherë në kontradiktë me konjukturën sunduese. Mirëpo institucioni drejtohet nga komisarët e kuq, blu a ngjyrë gri të errët. Kush do të sakrifikohet, partishmëria që e zhduk vlerën artistike apo arti do të triumfojë mbi rojën e natës që shteti ka venë për të survejuar institucionin? Sigurisht që triumfon ai që ka pushtetin, ka në dorë listë pagesat, borderotë, personelin projektet, paratë, nderet, privilegjet. Prandaj nuk ka art, nuk ka drama shqiptare, nuk ka filma shqiptarë, nuk ka komedi shqiptare, nuk ka madje as skulpturë, kurse piktorët rënkojnë poshtë peshës së qirasë që duhet të paguajnë për galerinë a studion e tyre, e të bredhin me ndonjë pikturë në dorë nëpër biznese a përfaqësi të huaja, se mos i prishin mendjen dikujt me para të blejë krijimin e tyre: A do qymyr, më fal, a do art zotni?

Ku ka më festivale arti, ku ka më çmime të mëdha për krijimtarinë artistike kombëtare, ku ka më krijues në krijimtari të lirë të mbështetur thelbësisht nga paraja publike?

A do art zotni? – këtu jemi sot. Më kujtohet një shkrim eseistik i enciklopedistit të madh francez Deni Didëro që në 1767 kur ai shkruante pamfletin “Letër drejtuar punonjësit të mbretit”. Tregu i pakontrolluar dhe i parregullarizuar thoshte ai antiruajalisti i pashoq, tani që mbrojtja e Mbretit për artistët po bie, tregu pra do të vrasi letërsinë, shkencën, artin. Do të vrasi literaturën dhe artin sepse do të vrasi autorin. Me çfarë do të jetojë autori?

Kjo është pyetja që prej 350 vjetësh Didëroi shtronte. Sa naiv do të isha t’i kërkoja pushtetit të sotëm një përgjigje për këtë pyetje të mençur. Gati e ka pushteti ndonjë deputet kooperativist nga ata të komisionit të medias në Kuvend që poshtërsisht t’u tregojë artistëve edhe mua sesa krenarë që janë, që jam edhe unë, që jetojmë në kohën që ai është deputet!

Të qash me llainga – është një shprehje e vjetër tiranase.

Të mbulosh kokën me batanije dhe të ngashërehesh!

E vetmja ngjarje së fundi që shënon një thagmë në marrëdhënien e pushtetit me artistët është seleksionimi i disa prej këtyre të fundit për t’u privilegjuar me një vaksinim pa radhë me vaksina më të mira sesa vaksina e lirë kineze.

Gjithsesi ka shumë mënyra për të mbështetur artistët që të mbështetet krijimtaria artistike, e cila ndikon drejtpërdrejt në identitetin kombëtar. Kemi nevojë për atë identitet sidomos në kohën e globalizimit kur punëtorët bangladeshas po afrohen në portat e shtëpive tona.

Unë desha të dija mendimin e opozitës dhe personalisht të drejtuesit të saj z. Lulzim Basha mesa më sipër dhe mesa më poshtë:

Sikurse e kam pasur këtë ide vite më parë, a nuk është e mundur që në sistemin shkollor dhe universitar shqiptar të mësohet arti në të gjitha format e gjinitë e tij sipas përzgjedhjes të nxënësve dhe studentëve? A nuk mund të punësohen në këtë sistem shkollor dhjetëra e qindra artistë qoftë me kohë të plotë apo të pjesshme pune?

A do të zbatohet ndonjëherë në Shqipëri norma komunitare europiane që media televizive të mos akaparojë të gjithë krijimin e përmbajtjes artistike që transmeton?

Pra, të jetë e detyruar me ligj sipas kulturës europiane që një pjesë të programeve, artistike, kulturore, etj., t’i marrë të gatshme, pra t’i blejë nga studio produksioni artistik? Kjo do të bënte që artistët e të gjitha llojeve të artit të angazhoheshin në studio produksioni për prodhimin televiziv, i cili gjeneron të ardhura nga reklamat? A nuk kanë përgjegjësi sociale televizionet të mbështesin krijimtarinë artistike ndërkohë që i kanë tharë institucionet e tyre?

Ne duhet të përfitojmë shumë edhe nga përvoja amerikano-veriore ku buxheti për institucionet mediatike, kulturore dhe artistike publike, sikurse kemi rtsh, teatrin, operën të mos akordohet verbërisht. Pa marrë parasysh që ai deputeti kooperativist është gati ta ngrejë dorën edhe po t’i thuash : A fluturon gomari? Fluturon – thotë ai! Pyet ai për gomarin!!!

A nuk mundet që fondi nga buxheti publik të alokohet jo aforfe për institucione të mplakura dhe dembele, por të jepet si grant me konkurrim projektesh? Në konkurrim ku edhe trupa aktorësh, këngëtarësh, balerinësh, skulptorësh të fitojnë projekte për galeri, teatro, televizione, etj?

A do të kemi subvencionime direkte të fuqisë publike ndaj artit me çmime, konkurse, festivale, apo edhe filmin do ta akaparojë me buxhet politik qendra e filmit, festivalin si në kohën e të ndjerëve Todi dhe Fadil do ta ketë pronë radiotelevizioni që lundron me paratë tona të marra me policë e taksidarë?

Dhe pyetja e fundit për zotin Lulzim Basha. Çfarë mendon ai, do të vazhdojë nëse do ta ketë në dorë ai, që institucionet artistike të drejtohen me komisarë politikë të kuq, rozë, mavi, blu, jeshilë, të zinj, gri? Apo këto institucione do të drejtohen nga kompromisi midis artistëve, spektatorëve, përfaqësuesve publike dhe biznesit të interesuar dhe investuar?

Ndryshe, sikurse tha ai mësuesi i muzikës kur i vajti inspektori monist në klasë për kontroll në shkollën e fshatit:

Inspektori e pyeti: “Pse bën viu – viu me gojë në orën e muzikës, në vend t’i biesh veglave more qerrata?”

“Sa kohë nuk ka vegla muzikore këtu ku më keni hedhur”, u përgjigj artisti i shkretë, “unë viu – viu do të bëj!”

Tags: artan fugaartilulzim basha

TË LIDHURA

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Aktualitet

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025
Next Post
Nis shpërndarja e vaksinave drejt 27 vendeve të BE (VIDEO)

Ja pse Evropa dështoi me shpërndarjen e shpejtë të vaksinave

Shënoi dy gola, Berisha në formacionin më të mirë të javës në Rusi

Shënoi dy gola, Berisha në formacionin më të mirë të javës në Rusi

Dieta e shëndetshme, parandalim ndaj kancerit

Dieta e shëndetshme, parandalim ndaj kancerit

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com