Një ditë pas vdekjes së të atit, publicistit Arben Xoxa, e bija Ajola ka përcjellë fjalë prekëse në rrjetin social Facebook. Arben Xoxa humbi betejën me kancerin. Për Ajolën ishte një baba shembullor, ndërsa nuk ka lënë në baltë askënd, duke i dhënë dorën e parë.
“Ti ishe dashuria ime e madhe, heroi im, shkëmbi im i sigurt, mësuesi im, shoku im më i mirë!”, shkruan ndër të tjera Ajola.
Bashkë me rrëfimin prekës, ajo ka vendosur që për të parën herë të ndajë edhe disa foto të rralla nga momentet e kaluara së bashku me të atin e ndjerë. Përmes këtyre fotove, por edhe një dedikimi të gjatë dhe mjaft emocionues, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kujton ditët e vështira nga lufta me sëmundjen e kancerit të babait të saj.