Përfaqësues të Komisionit të Ekonomisë janë mbledhur për të shqyrtuar draftin për ligjin për “Lojërat e Fatit”.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh i prerë lidhur me ekzistencën e tyre. Ahmetaj tha se nuk ka kthim prapa, ndërsa shtoi se mazhoranca ka sjellë një ligj që mbyll bastet sportive, sallat e bingove, lojërat e fatit online.
Po ashtu, ministri vuri në dukje se disa kompani kanë bërë reklamime kundër ligjit.
“Pas datës 31 dhjetor, asnjë shoqëri apo subjekt s’mund të ofrojë apo shërbejë lojëra fati sipas VLT. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra sipas VLT, por nuk ka të drejtë, zero! Nuk ka VLT. për qytetarët, VLT-të janë një formë e sofistikuar e kazinove elektronike. Nuk ka pavarësisht pretendimeve të lotarisë Kombëtare. Jam i bindur që kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat buxhetore, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë”, tha ministri Ahmetaj.
Nga ana tjetër kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe tha se do kërkojë një amendim të ligjit.
“Do i drejtohem seancës plenare me një amendim për barrën fiskale”, u shpreh Braçe.
Në përfundim të mbledhjes, është votuar projektligji për “Lojërat e Fatit”.