Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Agjenti shqiptar i Hitlerit që vodhi sekretet britanike

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Agjenti shqiptar i Hitlerit që vodhi sekretet britanike

Iliaz Bazna apo i njohur edhe si Elyesa Bazna. Agjent i njohur i luftës së II-të Botërore, i njohur me  pseudonimin ciceron pranë konsullit gjerman në Ankara gjatë viteve 1943-1944.

Iliaz Bazna deklarohet se është më origjinë shqiptare. I ati  kishte vdekur tragjikisht diku në malet shqiptare, në gjueti nga një anglez. Pas disa vitesh Bazna merr një sasi të hollash si dëmshpërblim dhe ikën në Turqi.

Më vonë punon në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Ankara ku has në dokumenta të rëndësishme në lidhje me planin e zbarkimit të aleatëve në Normandi, më 6 qershor, 1944, më kodin e quajtur overlord. Ai këto dokumenta i fotografon dhe i’a dorëzon konsullit gjerman L-C.

Emri i një agjenti shqiptar është shënuar në fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë emër dhe famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore, fjalor ky që jep mjaft të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Të tërheq vëmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili është një nga agjentët më të shquar të shekullit XX.

Ai punoi për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve u dha informacione mjaft të vlefshme. Ai radhitet përkrah agjentëve me famë botërore, që kanë bërë emër në të dyja luftërat botërore, si : Franc Fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Hari apo Ana Maria Leser.

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane.

Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”.

Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike. Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit.

 

Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurt përgjimi. Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë.

Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartëmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false. Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash.

Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës. Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971. /Gazetametro

Tags: agjentHitlerkosovaLufta e Dytë Botërore

TË LIDHURA

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

11:50 | 23/01/2026
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

11:04 | 23/01/2026
SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë
Aktualitet

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Next Post
Rama flet për rastet rrëqethëse: Plaga e krijuar nga një sistem i kalbur

Rama flet për rastet rrëqethëse: Plaga e krijuar nga një sistem i kalbur

“Më kërcënonte me sms të pështira”/ Rudina Xhunga: Një i çmendur “më donte”

“Më kërcënonte me sms të pështira”/ Rudina Xhunga: Një i çmendur "më donte"

Rama: Në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri

Rama: Në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

by mirseda
11:50 | 23/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të...

Dyshohet se kishin planifikuar një grusht shteti, nis gjyqi kundër “separatistëve” në Gjermani

Dyshohet se kishin planifikuar një grusht shteti, nis gjyqi kundër “separatistëve” në Gjermani

11:41 | 23/01/2026
Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

11:04 | 23/01/2026
SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com